PS-LSI me kandidatë
të përbashkët në zgjedhje

PS-LSI me kandidatë<br />të përbashkët në zgjedhje
TIRANE- Mazhoranca do të dalë e unifikuar dhe me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Ka qenë kreu i Kuvendit, dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ai që ka dhënë dje sinjalet se shumë shpejt koalicioni i majtë do të bëjë të ditur kandidatët që do të garojë për 61 njësitë e reja vendore.

“Besoj se ndoshta javën e ardhme do kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime për ndërtimin e këtij proçesi që do jetë mjaft parimor dhe konstruktiv dhe do synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo thjesht kënaqien e orekseve të njërës apo tjetrës parti, të njërit apo tjetrit kandidat. Këto nuk janë zgjedhje politike, por vendore dhe është detyra jonë të ndërtojmë një proçes që zgjedh administratorët më të mirë për qytetarët kudo. Pra ky do të jetë prioriteti, një kosnesus sa më të gjerë për kandidatët më përfaqësues të komuniteteve jo thjesht një ndarje politike”, u shpreh Meta.

Sipas kreut të LSI-së, nuk do të ketë zona në të cilat të majtët do të ndahen mes tyre dhe aleatëve, por do të punohet për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave që ata mud të përfaqësojnë. Meta nuk kurseu notat e humorit lidhur me një rikandidatim të mundshëm të kreut të opozitës Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës. “Berisha me shumë të drejtë e ka shpallur Bashën si kandidatin për zgjedhjet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës dhe mendoj se ka plotësisht të drejtë. Se u bënë 10 vjet që z.Berisha punon për të ardhmen e z.Basha, kështu që le ta bëjë një betejë z.Basha për të ardhmen e z. Berisha, nuk kemi asnjë vërejtje. Por megjithatë kjo është një çështje që i takon PD-së”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Reforma
Meta është shprehur edhe për pretendimet e ish-presidentit Topi për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në reformën në drejtësi.“Mendoj se kritika e ish-Presidentit Topi është me vend dhe shumë e drejtë dhe besoj se përfshirja e ish-Presidentëve në proçesin e diskutimit dhe hartimit të reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme sepse secili prej tyre bart një eksperiencë të rëndësishme dhe të çmuar dhe dihet se Presidenti ka patur dhe ka një rol të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Dhe besoj se përfshirja e tyre do të ndodhë dhe jo thjesht se është e rëndësishme, por sepse besoj se do të jetë dhe shumë e dobishme dhe e çmuar”, theksoi Meta.


Vendimi, KQZ miraton vendimin për dublimin e vulave në KQV

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar dje 4 projektvendime të cilat janë në funskion të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. Projekvendimi i cili pati më shumë diskutime ishte ai i dublimit të vulave për komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Vulat e dubluara apo thënë ndryshe vula rezërvë, do të përdoren në ato raste kur ndodh që njëri prej anëtarëve të KZAZ apo i KQV, mund të mund të largohet me qëllim, me dëshirën e vet ose si pasojë e vendimeve politike.

"Historia e vulave rezervë është një histori paranoje për të treguar do iki X apo Y, ju thatë mos o zot ikën ndonjë parti, po nuk është se do shembet bota. Kjo paranojë i shton kosto që në fund të fundit paguhen nga qytetarët, jo nga partitë politike", tha Denar Biba, nënkryetar i KQZ. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS-së, Saljani tha se “Po humbi vula zyra rajonale ne nuk do kërkojmë zyrën, do kërkojmë KQZ. Përgjegjësitë për vulën nuk janë të zyrës rajonale, por janë të KQZ-së".


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen