TIRANE – Anëtari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Socialiste (PS), Pirro Lutaj, ka ngulur këmbë në kërkesën për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit pasi, siç tha në një intervistë të publikuar në gazetën Shqiptarja.com sot në treg, nuk është çudi që të ketë “sigurimsa” edhe në Qeveri.
“Është një debat i shterpë” ai mbi hapjen e dosjeve, sipas deputetit socialist sipas të cilit “loja me dosjet është një sjellje e neveritshme që politika e Berishës ka bërë e po bën me shtresën e ish-të dënuarve politikë”.
I pyetur mbi akuzat e qarkulluara së fundmi sipas të cilave edhe në Qeveri e Kuvend ka ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, Lutaj shtoi se është dëgjuar të flitet edhe për “pseudonime si ‘Dizenjatorja’, ‘Koromanja’, ‘Trimi’, ‘Penicilina’ etj” por sipas tij “s’është aspak çudi të kemi në Qeveri ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kur dihet mirë që Kryeministri Berisha ka qenë i evidentuar si një komunist fanatik dhe ministri aktual i Financave [Ridvan Bode] ka qenë drejtuesi kryesor i shoqatës së Enverit në Librazhd”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com