Nga Dibra, kryeministri Edi Rama kujtoi masakrën zgjedhor të 1996-ës dhe dhunën e ushtruar nga pushteti i Sali Berishës, kundrejt opozitës socialiste. Rama tha se PS mbijetoi në një errësirë, duke kujtuar edhe djegien e gazetës Koha Jonë më 3 mars 1997. Ndonëse Berishën nuk e përmendi me emër, Rama tha se ata që sot sillen sikur kanë sjellë demokracinë, jo vetëm që  redaksinë e gazetës e bënë shkrumb e hi, por dhunuan edhe gazetarët që i çuan në polici zvarrë.

“U përballën me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, nuk imagjinohet sot por PS në opozitë mbijetoi në një errësirë ku kishte vetëm një ekran televizori dhe në atë ekran, ishte vetëm RTSH, ku PS mund të shfaqej përmes përfaqësuesve të vet për shumë pak sekonda dhe në ato pak sekonda fytyra mbulohej nga komenti denigrues i RTSH. Ndërkohë që e gjithë fryma opozitare, kishte vetëm një pasqyrë, vetëm Koha Jonë, që ata që krenohen si sjellësit e lirisë dhe demokracisë, e bën shkrumb e hi duke e djegur dhe duke i marrë zvarrë të gjithë gazetarët që ishin aty brenda e duke i çuar në polici. PS nuk është shfaqur asnjëherë e tillë në shoqëri dhe ndaj kundërshtarëve të vet. Shumë shpesh, PS është kritikuar nga vetë socialistët. Lidershipi i PS është kritikuar nga vetë militantët e PS pse është i butë dhe tolerant në momente që kanë qenë momente kthesash të mëdha dhe poshtërimesh të mëdha. Socialistët dhe ata që u poshtëruan dhe u shkelën me këmbë për vite me radhë, panë se si shkelësit me këmbë vazhduan pa hy gjë në këmbë. Në këtë dobësi qëndron forca e madhe e PS, te raportet me shoqërinë dhe demokracinë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

35-vjetori i PS/ Rama në Dibër: PD, shkatërroi Shqipërinë kur pati mundësi, sot tenton të shkatërrojë fasadën e kryeministrisë! Si Rrugën e Arbrit, do finalizojmë edhe anëtarësimin në BE