PS mbledh 50 arkitektë nga bota
për "Shqipërinë e Gjeneratës së Re" 

PS mbledh 50 arkitektë nga bota<br />për 
TIRANË - Mbërrijnë 50 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht 2013.

Të shoqëruar nga ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, si dhe arkitektë e specialistë të fushës së urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore, mes të cilëve edhe artisti figurativ Anri Sala apo arkitekti Artan Shkreli 50 pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë zhvilluar gjatë pasdites një tur vizitash në disa nga pikat më të rëndësishme me interes arkitekturor dhe historik të kryeqytetit. Ata janë njohur me historikun e këtyre ndërtimeve e bashkë me to edhe të historikun e zhvillimit urbanistik të Tiranës.


Konferenca me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re", që do të zhvillohet do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm.

Synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

Për herë të parë zhvillohet një konferencë e tillë, në këtë formë, ku fillimisht specialistët më të njohur të fushës në zhvillimin urban njihen drejtpërdrejtë me realitetin, duke e parë dhe prekur vetë atë e më pas ata do të japin rekomandimet e tyre në një konferencë të zgjeruar.

Ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni gjatë këtij turi është shprehur për mediat:“Ne jemi me një grup prej 50 arkitektësh dhe planifikuesish urban nga e gjithë bota. Kam kënaqësinë të them që janë një grup ekspertësh shumë të njohur në botë që kanë përvoja dhe karriera profesionale të shkëlqyera.

Jemi vërtet shumë të kënaqur që ata janë sot me ne dhe për të na dhënë këndvështrimin e tyre, përvojën e tyre, angazhimin e tyre dhe karrierën profesionale sesi konkretisht Shqipëria mundet që sfidat e zhvillimit urban, sfidën e madhe të planifikimit të territorit mund ta realizojë me sukses për një zhvillim më të mirë ekonomik dhe social, për një zhvillim që t’i vlejë qytetarëve.

Në fakt kjo është pjesë e programit që ne kemi prezantuar, programit të Rilindjes për të cilën ne jemi angazhuar që do ta realizojmë.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka një angazhim personal për këtë dhe pikërisht për ta ngjizur idenë që kemi dhe për ta realizuar atë sa më mirë në praktikë, në ndihmë të qytetarëve shqiptarë kemi ftuar këta profesionistë nga e gjithë bota, planifikues dhe arkitektë për të realizuar dëshirën dhe sfidën e përbashkët”, përfundoi Gjermeni.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë