PS mbledh Hetimorin e ‘Shëndetësisë’ pa opozitën! Vokshi: E kanë marrë peng, kallëzim penal për Ndrecën, sekretarin e Kuvendit dhe Gardën

TIRANË- Puna e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë po vijon sërish me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa afatet mbarojnë më 22 tetor.

“Jemi në proces dëshmie, duhet të jenë edhe ata, në një komision që e kanë kërkuar vetë ata, por në mungesë të tyre duhet të ecim para”, tha Plarent Ndreca

Pavarësisht kësaj thirrje të bashkëkryetarit në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Plarent Ndreca, opozita vijoi mos-bindjen civile. Këtë herë, jo me përplasje, por me bojkot.

Teksa Ndreca mbante dëgjesat me dëshmitarët për koncesionin e sterilizimit, bashkë-kryetarja e PD Albana Vokshi doli në një konferencë për mediat duke akuzuar se mbledhjet e thirrura nga PS janë nul. Për këtë, tha se do t’i përgjigjet me padi në SPAK për të, Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit dhe gardën.

“Pasi është përfunduar orari zyrtar i Kuvendit, është bërë një njoftim, thirrje e mbledhjes së komisionit në mënyrë të njëanshme, e paadresuar kryetarit të kuvendit, vetë e shkruajnë, vetë e thërrasin. Kryetari i komisionit e thërret mbledhjen sipas rregullores. Ata refuzojnë të njohin opozitën në Komision dhe drejtimin e komisionit nga ana e opozitës. Jemi informuar nga përgjigja e kryetares së Kuvendit, mbledhja është thirrur në 10”, tha Vokshi në deklaratë për mediat.

Për përplasjet në Komision, Vokshi tha se ka kërkuar përjashtim të 3 deputetëve të PS, Plarent Ndrecën, Ilir Metajn dhe Erjon Braçen.

“Nuk kishim ndonjë iluzion që Spiorpali do pranonte ndonjë prej kërkesave, të gjitha janë refuzuar. Duke lënë komisionin hetimor peng në duart e uzurpuesve, Ndreca, Xhoxhi dhe anëtarëve të tjerë të maxhorancës në Komision”, tha Vokshi.

Vokshi u ndal sërish në akuza ndaj Ndrecës, duke thënë se sot avokati do marrë në pyetje klientin e tij Arben Gjata. Vokshi i drejton këto akuza, pasi Ndreca para se të bëhej deputet ka qenë avokat i Gjatës.

“Pse e kanë marr peng? Pse e ka uzurpuar Ndreca. Sepse nëse shihni në kërkesën e firmosur nga deputetët e mazhorancës, njëri prej dëshmitarëve është Arben Gjata. Ndreca ka qenë avokati i Gjatës. Është paraqitur në SPAK për të mbrojtur klientin Gjata. Avokati do marrë në pyetje klientin. Sot vërtetohet qëllimi i mazhorancës për të dështuar komisionin hetimor, për të mos bërë trans për 200 mln eurot e vjedhura”, tha Vokshi.

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, përfundon javën e ardhshme, më 22 tetor, pas një shtyrje që me dakordësi PD-PS bënë në fund të sesionit të shkuar. Puna mbyllet me deshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në hetim për sterilizimin, ndërsa aktualisht ndodhet në qeli për abuzimet me fondet e BE në SASPAC. 

PD deklaroi sot përmes Vokshit se do të kërkojë sërish shtyrjen e punimeve të Komisionit, por PS duket se është e bindur për ta përfunduar punën në këtë komision.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

Basha në Bundestagu me Stefan Kaufmann: Dënimi i Salianjit rast i paprecedent, drejtësia në presion politik! Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha