PS merr Kombinatin, Balluku me të bijën, përlotet: Nëse Belen dhe i vëllai nuk do më kishin dhënë leje, nuk do të kisha marrë dot këtë rezultat (VIDEO)

Partia Socialiste ka fituar me 54% të votave në Kombinat. E emocionuar kandidatja e PS në këtë zonë, Belinda Balluku, falënderoi të gjithë votuesit që i dhanë besimin, skuadrën e saj dhe veçanërisht familjen. E shoqëruar nga e bija, Belen, e përlotur Balluku tha se nuk do të kishte arritur të merrte këtë rezultat në zgjedhje, nëse fëmijët e saj nuk do t'i kishin dhënë 'lejen' për të punuar, por do të kërkonin që ajo të kalonte më shumë kohë me ta. Por sipas Ballukut, fëmijët e saj e kuptuan që ajo duhej ta fitonte këtë 'luftë'.

"Dua të falënderoj babain tim, Çlirim Ballukun i cili erdhi në fushatë për Partinë Socialiste dhe jo për mua. Pavarësisht se unë jam kundra ekspozimit të fëmijëve në fushatë dhe unë i mbaj zakonisht  fëmijët e mi larg, sot vendosa të marr Belen me vete sepse ajo dhe i vëllai, që nuk do të dalë në media, janë një pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje sepse nëse ata nuk do më kishin lejuar të kisha kohën e disponueshme për të bërë fushatë, nëse do kishin insistuar të rrija më shumë me ta, unë nuk do ja kisha dalë dot të merrja rezultatin që mora, por Belen dhe vëllai kuptuan që ne duhej ta fitonin këtë luftë dhe më dhanë leje që unë të punoja maksimalisht dhe kemi patur ditë që nuk e kemi parë njëri-tjetrin, por ama erdhëm me fitore", tha Balluku.

 


Lajmi kryesor:

PS merr njësinë 1 dhe 2 në Tiranë, merr dhe Vorën e demokratëve, Veliaj: T'i shtrimë dorën atyre që nuk mendojnë si ne! Ky mandat për t'i bashkuar njerëzit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor