TIRANE - Pas akuzave për tregti të paligjshme të armëve, Partia Socialiste ka akuzuar sërish Ministrinë e Mbrojtjes dhe kreun e saj, Arben Imami, këtë radhë për “zhveshjen” që po i bën pronave të ushtrisë shqiptare. Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh dhe sekretar i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla vijoi akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes duke akuzuar sot drejtpërdrejtë ministrin e këtij institucioni, Arben Imami se ka privatizuar pronat shtetërore në bregdet, si reparte ushtarake, depo armatimesh e të tjera, me çmime të papërfillshme duke mos marrë në konsideratë nevojat e forcave të armatosura apo shtresave të tjera që mund të përfitonin prej tyre.
Sipas tij, shitja e tyre është e jashtëligjshme duke anashkaluar kështu Kuvendi e Shqipërisë.
“Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit Shqipëria është zhveshur nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Janë hequr nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, janë nxjerrë në privatizim, janë shitur me vlera qesharake, reparte ushtarake, depo armatimesh, pa asnjë ligj, duke anashkaluar kuvendin e Shqipërisë. Imami ka kryer dhe po kryen një proces zhvatjeje të pronave të ushtrisë shqiptare”, tha sot në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se “pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë në të gjithë vijën bregdetare, po i jepen privatëve.”
Një tjetër akuzë që Balla hedh ndaj Imamit, është edhe mosmarrja në konsideratë e nevojave sociale nga shitja e këtyre pronave ushtarake të Shqipërisë.
“Nuk janë marrë në konsideratë nevojat e forcave të armatosura. Nuk u kujtuan qoftë edhe me një vendim të vetëm për ushtarakët e pastrehë, apo nevojat sociale të komuniteteve pranë këtyre pronave. Pronat që ai ka shitur e i shet mund të përdoren për ambiente strehimi, qendra sociale etj”, u shpreh Balla. Ai shtoi se as nevojat e detyrimeve që Imami dhe vendi ka ndaj ish pronarëve, gjithashtu nuk janë marrë në konsideratë.
Ky privatizim sipas deputetit socialist, është një “proces antikombëtar i drejtuar nga Arben Imami”.
Deklarata e sotme e deputetit socialist, Taulant Balla me akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, është në vijimësi të denoncimeve të mëparshme të kryera nga deputeti Erjon Braçe, i cili akuzon ministrin Imami për tregti të paligjshme të armëve ushtarake. Në deklarata të herëpashershme Braçe ka paraqitur dokumente, që sipas tij, përfshijnë Imamin në lidhje me serbin e skeduar në listën e zezë të OKB-së, Slobodan Tesiç. Ministri Imami, nga ana tjetër i ka cilësuar këto akuza të pabaza, ndërsa ka kërkuar edhe procedim penal për deputetin Braçe.
ME POSHTE, DEKLARATA E PLOTE
Prej ditësh kemi denoncuar Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuesin e saj Arben Imami, për pazare dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të armëve. Prej sot do të fillojmë të zbardhim para shqiptarëve dosjen e plotë të korrupsionit dhe të batërdisë me pronat e paluajtshme shtetërore në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Prej tre vitesh nën drejtimin e Arben Imamit, Ministër i Mbrojtjes, ushtria shqiptare është zhveshur pothuajse tërësisht nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmes një procesi tërësisht jotransparent, janë hequr nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, janë nxjerrë në privatizim, janë shitur me vlera qesharake, objekte dhe troje të divizioneve, brigadave, batalioneve, reparteve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, shtëpive të ushtarakëve. Pa asnjë ligj, duke anashkaluar tërësisht Kuvendin e Shqipërisë, në errësirë të plotë, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka kryer dhe po kryen një proces zhvatjeje të pronave të ushtrisë shqiptare.
Janë plot 17,114,493 metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve. Janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë të qyteteve: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë; Janë reparte ushtarake, baza të rëndësishme, në të gjithë shtrirjen e bregdetit Shqiptar si Bisht Palla, kalaja e Ali Pashës, tunelet e nëndetëseve, Shkolla e Marinës që do t’i jepen privatëve. Reparte ushtarake tek rëra e hedhur në Shëngjin, në bregdetin e Kurbinit, në Durrës, në Kavajë, në Fier, në Vlorë: Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Rradhima, Orikumi, Karaburuni; më poshtë Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lëkursi, Ksamili. Vetëm në Karaburun janë mbi 160 mijë metër katrorë, duke përfshirë Ravenën, Kepin e Gjuhëzës apo edhe depot në Orikum.
Në këtë proces tërësisht jotransparent dhe të paligjshëm, për asnjë moment nuk janë marrë fare në konsideratë nevojat sociale të forcave të armatosura. Si ka mundësi që në tjetërsimin e këtyre pronave, nuk u kujtuan qoftë edhe një herë të vetme për statusin e ish-ushtarakëve, për ushtarakët e pastrehë. Si nuk u kujtuat për nevojat sociale të komuniteteve pranë këtyre pronave. Fare mirë një pjesë e pronave të ushtrisë që Arben Imami ka shitur dhe po shet, mund të përdoren për nevoja strehimi, për ambiente mësimore apo shërbim mjekësor, qendra sociale për fëmijët apo moshat e treta. Si nuk u kujtuat për nevojat e përmbushjes së detyrimeve ligjore ndaj ish-pronareve.
Prej nesër do t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë kudo nëpër Shqipëri, këto prona të tjetërsuara përmes këtij procesi tërësisht antikombëtar, që nuk do ta kishte bërë është një ushtri pushtuese.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH - Mendoni se duhet hetuar veprimtaria e Ministrisë së Mbrojtjes?