TIRANE – Deputeti socialist Ilir Gjoni akuzoi sot Ministrinë e Mbrojtjes se është institucioni më abuziv e i korruptuar në vend ndërsa e cilësoi si një skandal antikushtetues vendimin e këtij dikasteri për të mos lejuar kontrollet e aprovuara unanimisht nga Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
"Është për të ardhur keq dhe njëkohësisht është alarmante që Ministria jonë e Mbrojtjes e cila përfaqëson vendin tonë në organizatën e NATO, e cila, në themel e parim bazë të saj ka transparencën, kontrollin civil mbi forcat e armatosura dhe respektimin e ligjit, të jetë institucioni më i mbyllur, më abuziv e më i korruptuar që cënon rëndë jo vetëm imazhin e vendit dhe dëmton ndjeshëm integrimin dhe arritjen e standardeve të NATO të Forcave tona të Armatosura, por dhe vetë NATO-n si të tërë. Kjo është një kosto që shqiptarët s’kanë përse ta paguajnë", tha Gjoni.
"Indiciet e qarta të dhëna nga disa burime - shtoi Gjoni - siç janë media, vetë punonjësit e institucioneve të sigurisë, deklaratat e herëpashershme të zyrtarëve të lartë siç ishte rasti i Berishës me 21 janar kur deklaroi se i vetmi burim i informacionit kishte qenë SHIU, dhe vetë fakti që Ministria pengon mbikëqyrjen e parlamentit, na forcojnë bindjen se elementë të caktuar të kësaj ministrie kanë dalë jashtë kornizave ligjore e kushtetuese duke u përfshirë në tregti korruptive armësh e municionesh, madje ndoshta deri në përdorimin e strukturave të specializuara të kësaj ministrie për kryerjen e aktiviteteve të rënda antikushtetuesve siç mund të jenë dhe përgjimet e paautorizuara. Ministri Imami para se të dalë me deklarata publike bën mirë të pyesë ish drejtuesin e SHIU-t apo bashkëshorten e tij se kush është partneri serb në një prej kompanive ku ajo zotëron aksione që tregton municione e armatime shqiptare".
Gjoni theksoi se Ministria e Mbrojtjes nuk është pronë e Kryeministrit Berisha dhe ministrit Imami ndërsa shtoi se Partia Socialiste do të vazhdojë të kryejë kontrollet e saj.
/Shqiptarja.com