“Jozefina Topalli sapo dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetutes të Kryetares së Kuvendit, duke u rishfaqur në rolin ç’edukues të një gruaje që politikën e përdor për të përgojuar jo vetëm burrat, po edhe gratë. Është i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri, të turpshme edhe komentet për Kryetarin e opozitës dhe për vetë Presidentin e Repulikës”, tha Xhacka.
Ajo i ka kërkuar Topallit të mos turpërojë më institucionin që drejton.
“Mos e turpëroni më tutje Kuvendin e Shqipërisë. Mos e turpëroni më tutje figurën kushtetuese që gabimisht ju ka rënë radha të përfaqësoni. Mos e turpëroni më tutje edhe rolin e gruas në politikë. Dhe më lejoni t’ju ndihmoj me një shprehje të urtë; Mjerë ai që nuk do të flasë dhe që s’është aq i mençur sa të heshtë”, tha deputetja socialiste.
(aq/shqiptarja.com)