PS: Momunenti me Plehra, dhurata
e Berishës për Pavarësinë

PS: Momunenti me Plehra, dhurata<br />e Berishës për Pavarësinë
Partia Socialiste deklaron se Komisioni Qendror Zgjedhor mohoi në shkelje të hapur të kushtetutës vullnetin e popullit në lidhje me mbajtjen e referendumit kundër importit të plehrave. Në një prononcim për shtyp Blendi Klosi tha se KQZ përdori të njëjtat procedura të shpikura si në zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Është shkelje e hapur e Kushtetutës e cila i jepte të drejtë shqiptarë për të thirrur referendumin. Sot në 100 vjetorin e pavarësisë dhurata e kryeministrit nuk është as salla e re as parlamenti i ri por një monument i madh me plehra të importuar a nga Europa ku ai do të këndijë si gjeli majë plehut”- deklaroi Klosi.

Sekretari organizati i PS-së duke akuzuar “Ristanin e Berishën se u bënë palë me plehrat” siguron jo vetëm grupin nismëtare por dhe cdo qytetar se vendimi i parë pas ardhjes në pushtet do të jetë shfuqizimi i nentit famëkeq që lejon importimin e plehrave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor