PS nis vitin zgjedhor, Rama
mbledh krerët në rrethe 

PS nis vitin zgjedhor, Rama <br />mbledh krerët në rrethe 
TIRANË - Në 15 janar nis viti elektoral i PS, i cili përfundon në datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. PS me takimin e zgjeruar të zhvilluar sot në selinë rozë ndezi motorët e punës. Burimet pranë takimit thanë për Shqiptarja.com se krerët e rretheve janë informuar për mënyrën e organizimit të aktiviteteve për 20 vjetorin e FRESSH dhe një vjetorin e 21 Janarit. Ndërsa, sipas njoftimit zyrtar të Partisë Socialiste mbledhja me kryetarët e PS në rrethe, nën drejtimin e Ramës ishte kryesisht raportuese, por edhe u vendosën piketat për shumë drejtime si jetësimi i reformës statutore, fuqizimi i rolit të anëtarit dhe të forumeve të partisë.

100 VJETORI I PAVARËSISË
“Viti elektoral nis më 15 janar dhe mbaron ditën e zgjedhjeve. Gjatë këtij viti do ketë diskutime, debate, vjelje idesh jo vetëm me anëtarët e PS dhe ata që e mbështesin, por edhe me ata që gjejnë te PS forcën e cila do ndryshojë vendin. Edhe me ata që nuk e votojnë PS, pasi ne jemi një forcë gati për të marrë qeverisjen, ndaj në programin tonë duhet gjejnë veten të gjithë qytetarët e këtij vendi”, tha pas takimit sekretari organizativ Blendi Klosi.
Në intervistën për PSTV ( formati televiziv online i PS) Klosi thotë se në 100 vjetorin epavarësisë do shpërndajnë një teserë të anëtarit aktiv të PS. Teserë e cila do të jetë për individët që do jenë më aktivët në jetën e partisë. Natyrisht, ata që janë anëtarë partie dhe nuk janë aktivë në jetën e PS, mbeten anëtarë të saj, janë pjesë e mbështetjes së PS, por do jetë edhe një grup që do jetë grupi më aktiv. Për këtë grup në mbledhjen e ardhme të Asamblesë do paraqitet dhe një projekt i veçantë. Mendojmë që të bëjmë një shtresëzim në dy pjesë të anëtarësisë së partisë.”

IMPORTI I PLEHRAVE, PS PRO REFERENDUMIT
Një çështje tjetër që është diskutuar në këtë mbledhje ishte dhe referendumi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, që siç sqaron Klosi edhe pse u vështirësua në mënyrë të ulët nga veglat e qeverisë në KQZ, do të ketë mbështetje të plotë nga PS: “Nuk është politikë e fshehtë e PS. Ne e kemi deklaruar në Kuvend që jemi për një referendum, dhe po ashtu që sido që të shkojë procesi me referendumin, ligji i parë që do të shfuqizohet është ligji që ka të bëjë me importin e plehrave. Partia Socialiste është krejtësisht në mbështetje të plotë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave duke i kërkuar të gjithë mbështetësve të PS që në të gjitha pikat ku do mblidhen firmat të ketë pjesëmarrje aktive. Pjesëmarrje aktive, jo vetëm në mbledhjen e firmave po dhe në debatin publik për këtë çështje.”

FESTIME DHE HOMAZHE NË JANAR
Partia Socialiste ka vendosur të festojë në një mënyrë të re 20-vjetorin e krijimit të FRESH-it, ku më 15 Janar, ditën e krijimit të Forumit rinor socialist do të mbahet një takim i zgjeruar brezash mes themeluesve dhe pasuesve të Lëvizjes Rinore.
Ndërsa sa i përket 21 janarit, sekretariati i Partisë Socialiste ka miratuar edhe axhendën për të përkujtuar viktimat ku pjesë e axhendës janë homazhet pranë familjeve të 4 protestuesve të cilët humbën jetën atë ditë si dhe homazhet në bulervardin "Dëshmorët e Kombit".

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete