Një ditë pasi PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama thotë se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së. Në një konferencë për shtyp Rama tha se vendimit të djeshëm ju dha një jehonë e deformuar, ndërkohë që theksoi se s’ka asnjë frenim në rrugën drejt BE.

“Kkërkesa e SPAK nuk i përmbushte kushtet për u marrë në konsideratë, ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo ti dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi apo do pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave të frenohen”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Vendimi për Ballukun, Rama: Gënjeshtër se dëmton integrimin, debate konstruktive me disa ndërkombëtarë, por asnjë presion! Zero frenim për rrugën drejt BE