PS ofroi kompromis për ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, kërkoi të përfshihej dënimi i bashkëpunimit të Berishës me Millosheviçin, ‘Rithemelimi’ e refuzoi  

PS ofroi kompromis për ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, kërkoi të përfshihej dënimi i bashkëpunimit të Berishës me Millosheviçin, ‘Rithemelimi’ e refuzoi  

Sali Berisha dhe Slobodan Millosheviç

Partia Socialiste i ka kërkuar përfaqësuesve të ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës kompromis për të hartuar një rezolutë të dakordësuar, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, duke përfshirë edhe elemente të tera në tekstin e dokumentit. Konkretisht, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar propozuesit të rezolutës, deputetit Tirtan Shehu, që në tekstin e rezolutës të përfshihej edhe dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës me Millosheviçin, para, gjatë dhe pas masakrës së Srebrenicës.   

Balla e ka vënë theksin tek thyerja e embargos së OKB-së nga Sali Berisha, duke furnizuar me naftë makinerinë e luftës së me Millosheviçit, pikërisht në vitin 1995, që përkon me masakrën e ‘kasapit të Beogradit’ në Srebrenicë. Ofertën për kompromis PS-ja e ka artikuluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në 11 maj 2022, një ditë para se rezoluta sipas versionit të ‘Rithemelimit’ të rrëzohej në Parlament. 

“Nëse në korrik të vitit 1995 ne kemi ende diçka të pashprehur që unë jam dakord, dhe këtu po të ftoj pastaj kompromisin; meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 1995, bujrëm, të ndëshkojmë me deklaratë edhe Presidentin e Shqipërisë së asaj kohe, Sali Berisha, Parlamentarizmi dhe politika janë arti i kompromisit dhe unë po të ofroj kompromisin. Kompromisi është, bujrëm, të bëjmë një deklaratë për këtë çështje, ku pjesë të deklaratës së Kuvendit, të rezolutës së Kuvendit, të jetë dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës, të kompanisë “Shqiponja” në furnizimin me karburant të regjimit të Milosheviçit, i cili ua transferonte Mlladiçit dhe Karaxhiçit që vrisnin jetë të pafajshme. Dakord, bujrëm, si pjesë e rezolutës të përfshihet edhe kjo çështje; nëse jo, s’biem dakord. Meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik 1995, meqenëse ju e keni furnizuar makinerinë vrasëse, dhe s’ka asnjë dyshim, se ky është një fakt që tashmë dihet botërisht, natyrshëm, të dënojmë edhe ata që e furnizuan makinerinë, që thyen embargon e Kombeve të Bashkuara, që shtrinë tubat në liqenin e Shkodrës për të furnizuar me karburant makinerinë vrasëse dhe e bëjmë rezolutën”, ka propozuar Balla. 

Furnizimi me naftë i Millosheviçit tashmë është pranuar publikisht edhe nga vetë Sali Berisha. Furnizimi me naftë është bërë përmes kompanisë ‘Shqiponja’ të PD-së, ku si për ironi, administrator i saj ka qenë pikërisht Tritan Shehu. Gjithsesi, deputeti Shehu nuk e ka pranuar propozimin e Ballës për ndryshimin e tekstit të rezolutës së publikuar. 

“Duhet të jemi seriozë, këtu ka një procedurë parlamentare, është paraqitur një rezolutë nga një grup kolegësh dhe kjo nuk ndryshon, të cilën ose mund ta votoni, ose mund të mos e votoni. Dakord, mund të mos e votoni, atëherë e hapim debatin nesër në seancë plenare... Këtu nuk bëhen diskutime teorike të heqim këtë pjesë apo atë pjesë, sepse nuk ka të tilla gjëra, ky është materiali i saktë ose merreni, ose lëreni. Kaq. Nëse nesër nuk futet në rend dite, atëherë në atë debatin 10-minutësh që na përcakto Rregullorja do të diskutojmë për këtë çështje, pastaj vazhdojmë përsëri. Por ta keni parasysh se Rregullorja e thotë qartë: brenda 30 ditësh duhet futur në rend dite”, ka pohuar deputeti Shehu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valteri: 22/05/2022 12:43

    Rezultati i vazalitetit dhe perultesise ndaj Serbise se madhe te Rames dhe tufa e ti socjaliste kesaj rradhe si kurr me pare e ka turperue Shqiperine jashtezakonisht shume ,turpi qe as deti Adriatik nuk do te munde ta pastron kete njolle..keto pallavra dhe bishta jane te parendesishem te Balles etj..thelbi eshte se Rama nga vazaliteti ndaj Serbise ka prishur mardhenjet me Kosoven,me Ramushin,Hotin,tash dhe Kurtin a po dhe presidenten Osmani..Serbet me nje qytez ne Bosne,Srebrenice..kan vrare,pasi jane dorezue,do te thote robere te luftes ,mbi 8300 djem dhe burra ,brenda 3 dite kan pushkatue dhe varros me makina te renda per ti humbe gjyrmet..Rama ne kete tradheti po e perkrah krimin dhe gjenocidin dhe po e turperon te gjithe kombin..dhe po te kishte moral njerezor do duhej te dorehiqet..

    Përgjigju
  • Lajthia: 22/05/2022 00:40

    Lajthitja eshte nje nga elementet subjektive te veprimit ose mosveprimit, kur subjektit i erresohet perceptimi ne kufijte e idiotesise. Si ne rastin Balla. Nese do te donte te shtonte nje nen ne rezolute per Berishen, ta bente. E me pas votonte. Ne fakt, i lajthituri juridik cfare propozon? Ai nuk propozon nje rezolute per krimet e ish Federates Jugosllave ndaj popullsise myslimane ne Srebrenica, por nje rezolute tjeter. Nje rezolute qe pergjegjes per krimet e ish FJ ne Srebrenica ishte Republika e Shqiperise permes thyerjes se embargos. Nuk e di cfare kupton ky lajthituri juridik me kete propozim. Mire qe na vune damken e kuqe si komb me rrezimin publik te rezolutes, por tani u dashka qe te marrim persiper krimet e dikujt tjeter? Ishalla ka ndonje jurist prej thane rreth PS ne menyre qe tu mbaje ment ketyre te lajthiturve ne te ardhmen.

    Përgjigju
    • Valteri: 22/05/2022 12:49

      Te pushkatohen 8300 rober lufte,te dorezuar,brenda tre dite,Gjykata e hages e ka emrtue si gjenocide,te cillin te gjithe parllamentet ne Ballkan e kan ratifikue,po ashtu dhe vete Serbia..dhe mbi te gjitha Rama ne emer te Shqiperise JO..eshte tmerrsisht e turpshme loja cinca-minca jo Berisha,jo ky a po tjetri..thelbi eshte vazaliteti dhe legenizmi i Rames ndaj vellaut Aleksandrit

    • Bureto: 22/05/2022 10:35

      Nuk eshte lajthitje, po kurth politik. Parlamenti nuk e shihte te arsyeshme nje rezolute te tille tani, per Srebrenicen, kur te tilla ne te kaluaren jane bere nja 20. Dhe Saliu i di keto. Por thjesht donte te bente show politik. Maxhoranca nuk mund te binte ne kurthet djallezore te tij, ndaj ketij kurthi iu pergjigj me ate çka lexuam, duke e ditur se ajo nuk do ta pranonte se do pranonte "vetvrasjen", per me teper qe propozuesi ishte Tritan shehu drejtori i "Shqiponjes" se PD qe kryente kondrabanden shteterore. pse u fut ne axhenden parlamentare? Nuk mujnd te ndalohej, e permmban rregullorja e kuvendit. Pastaj miratohet apo rrezohet eshte tjeter gje. Ashtu siç dhe ndodhi; u rrezua dhe rezoluta e Saliut mori vetem pese vota!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)