PS përplaset me Ponin për emrat
e dubluar dhe personat pa adresë
Një nga të shumtat pika ku partitë nuk përputhen në KQZ, por dhe në rang juristësh dhe ekspertësh, janë pikërisht dhe të dhënat e Drejtorisë së Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme përsa i përket listave paraprake zgjedhore.
TIRANE - Një nga të shumtat pika ku partitë nuk përputhen në
KQZ, por dhe në rang juristësh dhe ekspertësh, janë pikërisht dhe të dhënat e Drejtorisë së Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme përsa i përket listave paraprake zgjedhore. Edhe pse kanë mbetur më pak se tre javë nga afati përfundimtar për pastrimin e listave të zgjedhësve dhe socialistët pretendojnë se janë ende mbi 50 mijë dublime të dyshuara dhe mbi 400 mijë emra pa adresë zgjedhore në listën e zgjedhësve.
Bazuar në raportin e fundit të auditit të PS-së pranë Regjistrit Kombëtar të Zgjedhësve, nënsekretari për çështjet elektorale Bledi Çuçi flet për problematikën e këtij procesi. "Ekzistojnë mbi 400 mijë shtetas pa adresë zgjedhore. Në lista ekzistojnë ende mbi 50 mijë shtetas të dyshuar si të dubluar, ndryshe nga deklarata e zotit Poni", shprehet Çuçi.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni tha se janë rreth 3 mijë emra të dubluar, por ka pranuar se janë 405 mijë persona që mbajnë kodin 3 për shkak se kanë adresë të paidentifikuar. Eksperti zgjedhor i PS, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme si përgjegjëse për dështimin e pastrimit të listës së zgjedhësve, Çuçi shprehet se PS i ka marrë të gjitha masat për të shmangur problemet që mund të sjellë prania e mbi 50 mijë dublimeve në listën e zgjedhësve.
"Janë marrë të gjitha masat që këta shtetas të mos bëjnë votime të dyfishta dhe të mos votojnë më shumë se një herë. Ne kemi evidentuar për çdo qendër votimi se ku ndodhen realisht dhe se ku janë regjistruar fiktiv dhe këto të dhëna do të jenë për çdo komisioner që ne do të kemi në qendra votimi në Shqipëri ditën e zgjedhjeve", shprehet Çuçi.
Afati i fundit për pastrimin e listave të zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhor është data 23 prill. Mbetet ende edhe një raporti i dy auditëve teknicienë të zgjedhur nga KQZ për t`u shqyrtuar pas gjetjeve që ata kanë bërë në listat e zgjedhësve. Pak ditë para kësaj date pritet të ketë raport nga secili prej përfaqësuesve të dy partive, PD e PS, pranë Regjistrit Kombëtar të Zgjedhësve, ku do të pasqyrohen pretendimet e dy palëve për problematikën e procesit.
Sipas Ministrisë së Brendshme janë 20 qendra votimi qe nuk u janë shpallur ende listat e votuesve, pasi janë me më pak se 200 zgjedhës ose kanë kaluar limitin e lejuar prej 700 të tillë. Sipas zv/ministrit Poni përgjegjësia për këtë bie ne njësite vendore, që janë shumica të majta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74.5%
-
Jo
22.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55