Bëhet fjalë për faktin se partia e pensionistëve e drejtuar nga Jenisheri gjendet në të dyja listat e blloqeve politike në Shqipëri. Pasi ka firmosur një javë më parë në listën e koalicionit opozitar të majtë të kryesuar nga Edi Rama, kreu i partisë së pensionistëve Jenisheri, dy ditë më parë ka firmosur dhe për koalicionin e drejtuar nga kryeministri Berisha, madje dhe duke dalë para mediave në rresht me të gjitha partitë e kaolicionit qeverisës, teksa prezantoohej koalicioni dhe emërtesa e këtij koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim”.
Nga ana tjetër lista me emrin e partisë së drejtuar nga Jenisheri, bashkë me firmën që ka hedhur në listën e kryesuar nga Rama dje ka mbërritur në KQZ për të marrë aprovimin. Përtej këtyre fakteve dhe burime zyrtare brenda PS bëjnë me dije se Jenisheri ka firmosur bashkë me krerët e tjerë aleatë opozitarë në prezencë dhe të kreut të PS Rama, madje ka qënë ndër të parët që e ka kryer një veprim të tillë.
Ndërkohë që vetë Jenisheri i pyetur nga gazeta jonë ka deklaruar se ka firmosur vërtetë për një gjë të tillë në listën e koalicionit të PS të kryesuar nga Rama por që gjithsesi ai do të jetë në koalicionin e Berishës, atë të së djathtës sepse vijon të jetë i djathtë sipas tij. “Unë vërtetë kam firmosur në listën e partive aleate të koalicionit opozitar në selinë e PS, por me kushtin që të diskutoj më pas në një takim vetëm për vetëm me kreun e PS Edi Rama.
Kështu më premtuan që pas firmës do ta takoj. Unë nuk e takova më Ramën megjithëse me të do të diskutoja në lidhje me korrektimin e votave të proporcionalit pasi këtë kusht kisha unë për të hyrë në koalicion. Meqenëse nuk e takova atë, meqënëse nuk diskutova asghjë me të dhe nuk kishim rënë dakord, unë negociova me Berishën dhe pranova kushtet e vendosura nga kreu i PD për të qënë pjesë e listës së partive aleate të koalicionit të djathtë.
Madje kam dërguar dhe një kërkesë në KQZ për të dalë nga lista e PS dhe për të qënë në listën e PS gjë që do të bëhet së shpejti dhe do të zgjidhet kjo punë. Unë kam qënë i djathtë, jam i djathtë dhe nuk lëviz nga e djathta”, ka deklaruar Jenisheri për gazetën “Shqiptarja.com”, duke sqaruar dhe këtë sherr të lindur mes dy partive më të mëdha. E cila pritet të zgjidhet po nga KQZ.
Kështu, kërkesa për regjistrimin e koalicionit, të cilin opozita e ka emërtuar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, është dorëzuar në protokollin e KQZ nga përfaqësuesit ligjorë të PS në këtë institucion, Genc Gjonçaj dhe Eridian Salianji. Kjo aleancë, që numëron pothuaj 15 forca politike më shumë se koalicioni i djathtë. Pranë institucionit më të lartë zgjedhor ka mbërritur dhe përfaqësuesi i demokratëve Njazi Kosovrasti i cili ka dorëzouar kërkesën zyrtare të regjistrimit të koalicionit të djathtë.
JENISHERI
“Unë vërtetë kam firmosur në listën e partive aleate të koalicionit opozitar në selinë e PS, por me kushtin që të diskutoj më pas në një takim vetëm për vetëm me kreun e PS Edi Rama. Kështu më premtuan që pas firmës do ta takoj”.
KOALICIONI OPOZITAR “ALEANCA PËR SHQIPËRINË EVROPIANE”
1- Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2- Aleanca Arbnore Kombëtare Gjetë Ndoj
3- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka
4- Partia Ambjentaliste Naso Bozheku
5- Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
6- Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë Selami Jenisheri
7- Partia Bashkimi Republikan Shqiptar Zane Llazi
8- Partia Demokratike Integrim e Prosperitet Halim Seitaj
9- Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
10- Partia e Gjelbër Edlir Petani
11- Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dobi
12- Partia e Punës e Riorganizuar Marko Dajti
13- Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa
14- Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë Skënder Halili
15- Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
16- Partia G99 Ervin Mete
17- Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
18- Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori Preng Çuni
19- Partia Kristiandemokrate Dhimitër Muslia
20- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
21- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
22- Partia Mendimi i Djathtë Liberal Lauretë Lici
23- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti
24- Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë Yzeir Fetahu
25- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Afrim Jeshili
26- Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
27- Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
28- Partia Social Punëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
29- Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
30- Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi
31- Partia Toleranca e re e Shqipërisë Avdi Keçi
32- Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë Osman Mema
33- Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
34- Partia Levizja punëtore Shqiptare Shefqet Musaraj
35- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
36- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
37- Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
38- Partia Demokratike Sociale Paskal Milo
39- Partia Social Demokrate Skënder Gjinushi
40- Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
KOALICIONI I MAZHORANCËS “ALEANCA PËR PUNËSIM, MIRËQENIE DHE INTEGRIM” PËR 23 QERSHORIN
Partia Demokratike Sali Berisha
Partia Republikane Shqiptare Fatmir Mediu
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia për Drejtësi dhe Integrim Shpetim Idrizi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia Demokristiane e Shqipërisë Nard Ndoka
Lidhja Demokristiane e Shqipërisë Nikollë Lesi
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Arjan Starova
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Partia Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian Edmond Themelko
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruço
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia e Minoritetit Grek për Ardhmëri Kristo Kiço
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë Selami Jenishehri
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare Muharrem Doda
Partia Civile e Shqipërisë Dritan Broka
Partia Forca Albania Iledin Pilati
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)