PS-PD mbyllin betejën për
aleancat, ja kombinimet

PS-PD mbyllin betejën për<br />aleancat, ja kombinimet
TIRANE - Dy krerët e partive më të mëdha politike, Edi Rama dhe Sali Berisha kanë mbyllur mbrëmë në momentet e fundit të gjitha aleancat, duke shënuar në këtë mënyrë krijimin e dy blloqeve politike të përballjes në fushatën elektorale të 23 qershorit.

“Betejën” e parë të përballjes mes PS dhe PD me sa duket e ka fituar kreu i opozitës Edi Rama, i cili ka mbledhur një koalicion me 37 parti politike nga e majta në të djathtë, përpos shkrirjes së një partie me PS, asaj të PSV 91 të Petro Koçit e deklaruar ditën e djeshme.

Kurse Berisha ka mundur të krijojë një koalicion me 25 parti, 10 parti më pak se në zgjedhjet parlamentare të kaluara, duke bërë që “lokomotiva elektorale” këtë radhë të jetë me më pak vagonë.

FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD

Komisioni Qendror zgjedhor shtyu për sot në orën 18:00 afatin e regjistrimit të koalicioneve.

Kreu i AK Kreshnik Spahiu ka vijuar për disa ditënegociatat me socialistët por nuk ka mundur që të arrijë rezultat, pasi sipas burimeve ka kërkuar 3 deputetë të sigurtë në listat e PS gjë që Rama nuk e ka pranuar. Në këto kushte ai ka paraqitur gjashtë pika, të cilat janë të parealizueshme për partitë në Shqipëri.

KOMBINACIONET E RAMËS

Dita e djeshme për kryeun e PS ka qënë me të vërtetë e ngarkuar. Teksa ka marrë pjesë në ditën e dytë të konferencës së PSE-ve të zhvilluar në Budva të Malit të Zi, ai pasdite ka qënë në Shkodër sërish. Por këtë radhë për të shpalosur programin për gruan dhe më pas për të ardhur në kryteqytet ku e kanë pritur bisedime të vështira me aleatët e tij traditcionalë, por dhe me kandidatë të tjerë për të nënshkruar marrëveshjen e kaoalicionit.

Kështu, me të mbërritur në kryeqytet, kreu i PS ka zhvilluar një takim me kreun e partisë Aleanca Popullore e kryesuar nga Artur Dojaka, njëra ndër partitë që përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri. Por ndryshe nga Idrizi ai e ka parë të arësyeshme të nënshkruajë marrëveshje me kreun e PS për të qënë pjesë e opozitës shqiptare në këto zgjedhje.

Njëherësh Rama ka nënshkruar dhe me kreun e Aleancës Demokristiane, Zef Bushati deri më tani aleat i Berishës duke komletuar në këtë mënyrë në koalicion 2 parti demokristiane.

Njëherësh Rama ka nënshkruar dhe me kreun e PDS Paskal Milo, ndërkohë që është vetëm një formalitet nënshkrimi në orët e vona me kreun e PSD Gjinushi, duke e çuar në 37 numrin e partive në koalicion. Rama ka vlerësuar se ky është koalicioni fitues i zgjedhjeve të 23 qershorit përballë Berishës.

KOMBINACIONET E BERISHËS

Kreu i mazhorancës Berisha pasi ka thithur në koalicionin e djathtë LZHK e Shehit, PDK e Ndokës, s’ka munguar të nënshkruajë dhe me PDIU e Idrizit, parti përfaqësuese e çamëve kjo, duke iu përgjigjur flakë për Ramës, i cili kishte arritur marrëveshjen me Dojakën.

Njëherësh në minutat shtesë Berisha ka arritur të marrë nga kampi i majtë dhe LDK e Nikollë Lesit, por dhe partinë e pensionistëve të Jenisherit, partinë e Apostolit si dhe aleancën e maqedonasve të Themelkos. Të cilat ishin pozicionuar ditë më parë me aleancën e majtë duke qëndruar për ditë të tëra në kontakte me PS, por që në momentet e fundit ato kanë lëvizur nga Rama për të kaluar te Berisha.

Por suprpriza ka qënë nënshkrimi i aleancës me Berishën nga partia Civile e Brokës një parti shumë radikale deri më tani për largimin e kryeministrit aktual. Berisha e ka vlerësuar këtë koalicion si më të qëndrueshmin dhe më efikasin për të fituar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Përfaqësuesi ligjor i PS,Genc Gjonçaj ka dorëzuar në KQZ listën me 40 parti të koalicionit

LISTA E PARTIVE NË KOALICIONIN OPOZITAR PËR 23 QERSHORIN QË KANË FIRMOSUR

Partia Socialiste Edi Rama
Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari
Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti
Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori Preng Çuni
Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi
Partia për Prosperitet dhe Demokraci Izeir Fetahu
Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
Partia për Unitet Kombëtar Idajet Beqiri
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
Partia G99 Ervin Mete
Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Partia Kristiandemokrate Dhimitër Muslia
Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keçi
Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet Halil Seitaj
Partia e Punës së Shqipërisë- Muharrem Xhafaj
Partia Social Punëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka
Partia Mendimi i Djathtë Liberal M.Lici
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
Partia Ambjentaliste Nasi Bozheku
Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi

KOALICIONI “KOALICIONI PËR PUNËSIM, MIRËQENIE DHE INTEGRIM”

Partia Demokratike Sali Berisha
Partia Republikane Shqiptare Fatmir Mediu
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia për Drejtësi dhe Integrim Shpetim Idrizi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia Demokristiane e Shqipërisë Nard Ndoka
Lidhja Demokristiane e Shqipërisë Nikollë Lesi
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Arjan Starova
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Partia Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian Edmond Themelko
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruço
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia e Minoritetit Grek për Ardhmëri Kristo Kiço
Partia B.Popullor i Pensionistëve Shqiptarë Selami Jenishehri
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare Muharrem Doda
Partia Civile e Shqipërisë Dritan Broka

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së