PS: Pse mashtron KQZ për
afatet tona e s'bën aritmetikë?!
PS-ja deklaroi sot se i ka dorëzuar propozimet për anëtarë të KZAZ-ve brenda afatit ligjor që parashikon Kodi Zgjedhor, sot me datë 11 mars 2013 ora 14.00 duke kundërshtuar pretendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
TIRANE - Partia Socialiste deklaron se i ka dorëzuar propozimet për anëtarë të KZAZ-ve brenda afatit ligjor që parashikon Kodi Zgjedhor, sot me datë 11 mars 2013, ora 14.00, duke kundërshtuar pretendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një qëndrim tërësisht politik ka dezinformuar opinionin publik, duke deklaruar lidhur me propozimet për anëtarë të KZAZ-ve se “brenda afatit ligjor kanë paraqitur propozimet e tyre PD, LSI dhe PBDNJ, ndërsa PS deri në momentin që flasim nuk ka paraqitur asnjë propozim me dokumentet përkatëse”. Partia Socialiste dëshiron të sqarojë opinionin publik se i ka dorëzuar propozimet për anëtarë të KZAZ-ve brenda afatit ligjor që parashikon Kodi Zgjedhor, sot me datë 11 mars 2013 ora 14.00", - thuhet në deklaratën e kësaj partie.
"
KQZ qëllimisht përmend si afat ligjor një datë të paqenë, siç është data 8 mars 2013, si afatin zyrtar për dorëzimin e propozimeve në fjalë. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartë se afati zyrtar kur subjektet duhet të paraqesin propozimet për anëtarë të KZAZ është 105 ditë nga dita e zgjedhjeve. Mjafton dhe një llogari e thjeshtë aritmetikore për të nxjerrë datën e saktë për dorëzimin e propozime që është 10 mars 2013. Sipas Kodit Zgjedhor, më konkretisht në nenin 125 të tij, përcaktohet qartë që nëse afati përkon me ditën e pushimit, afati shtyhet në ditën në vijim. Në rastin në fjalë data 10 mars 2013 ishte ditë e diel, duke bërë që dita e sotme, pra 11 mars 2013 të jetë dita e fundit e afatit për dorëzimin e propozimeve".
"Kjo dalje e motivuar politikisht e zëdhënëses së KQZ",- përfundon deklarata e PS-së, -"duke fshehur të vërtetat apo bërë të paditurën për datat dhe çka ndodh në KQZ, dëshmon qartë politizimin e administratës së këtij organi që është vënë në shërbim të partisë në pushtet. Deklarime të tilla jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës së besimit, që ky institucion duhet të krijojë por hedhin hije të forta dyshimi se KQZ përsëri kërkon të minojë besimin e publikut tek ky institucion".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.2%
-
Gafë
51.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55