PS: Pushuesit në vend pa ujë
e drita, dështoi sezoni turistik

PS: Pushuesit në vend pa ujë <br />e drita, dështoi sezoni turistik
TIRANE - Sezoni turistik që po shkon drejt përfundimit ka qenë një dështim i vërtetë, sipas Partisë Socialiste, e cila gjithsesi nuk shprehet e habitur pasi, siç tha sekretari për Programin, Ilir Beqaj, gjithçka “është në vazhdën e dështimeve të përsëritura të qeverisjes së 7 viteve të fundit”.

Sekretari socialist theksoi gjatë një deklarate për shtyp se bilanci i qeverisjes Berisha në turizës është i hidhur. “Pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, pushuesit e vizitorët ankohen për mungesën e kanalizimeve, pushuesit e vizitorë ankohen për mungesën e energjisë elektrike, pushuesit e vizitorët ankohen për mbeturinat e kudondodhura, ndërsa Sali Berisha ne mes të sezonit turistik u bëri dhuratë lejet për import plehrash”, tha Beqaj.

Sipas tij, “ky është sezoni turistik ku shqiptarëve i ndalohet të lundrojnë në detin e tyre, ndërsa Sali Berisha refuzon të diskutojë propozimin e deputetëve socialistë për çlirimin e detit nga moratoriumi. Ky është sezoni turistik me aksidentet vdekjeprurëse në rrugët e Shqipërisë më të larta në vitet e fundit. Ky është sezoni turistik me plaçkitje të turistëve dhe me tritol të vendosur në operatorët turistikë. Ky është sezoni turistik i parqeve kombëtare që digjen. Të gjithë qytetarët e Tiranës po shohin prej dy ditësh se po digjet faqja perëndimore e malit të Priskës, ndërsa Kryeministria është e zënë me transmetimin e rekordeve të Sali Olimpikut”.

Beqaj akuzoi se territoret ku pritet të zhvillohet turizmi shqiptar, aktualisht janë pushtuar nga “orgjia e ndërtimeve pa leje e pa plan”. “I vetmi investim në turizëm këtë verë është vila qeveritare në Vlorë. Të gjithë shqiptarët e panë dje se si shpërdorohen paratë e tyre, ndërsa qeveria është e interesuar vetëm për turizmin e vet”, theksoi sekretari për Programin në PS.

Por “ka një lajm të mirë për shqiptarët: kjo është vera e fundit në sundimin e pushtetit të Saliut. Verën e ardhshme vendi do të drejtohet nga qeverisja e Partisë Socialiste. Ne kemi një plan për rilindjen e turizmit shqiptar. Është pjesë e planit tonë për rimëkëmbjen e ekonomisë si domosdoshmëri për rilindjen e Shqipërisë", përfundoi ai.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne