PS: Raporti i DASH skaner i
realitetit tronditës për faj të Berishës

PS: Raporti i DASH skaner i <br />realitetit tronditës për faj të Berishës
TIRANE- Partia Socialiste e quan një “skaner të realitetit tronditës që mbizotëron sot në Shqipëri” atë që Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut bëri në raportin e tij për vitin 2011 dhe për këtë bën me faj qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha.

“Gjetjet që përmban raporti janë të shumta dhe tronditëse. Është e vështirë të gjesh në këtë skaner të ofruar me dashamirësi nga partneri ynë strategjik qoftë edhe një fushë të vetme që do ta bënte vendin tonë të konsiderohej një demokraci funksionale siç i ka hije një shteti anëtar të NATO-s që aspiron anëtarësimin në në Bashkimin Europian“- deklaroi sot në mesditë Ditmir Bushati në një prononcim për shtyp nga selia rozë.

Deputeti socialist Ditmir Bushati bën me faj kryeministrin Berisha për nivelin e përhapur të korrupsionit dhe çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, dhunën, shpërfilljen e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë siç është rasti tragjik i 21 janarit si dhe pengimin e hetimeve, për cenimin e lirisë së medias dhe gjendjen dëshpëruese të sistemit të drejtësisë.
Bushati bën me faj Berishën për minimin e të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, dhe me kokëfortësi refuzon reformën zgjedhore. “Raporti i Departamentit të Shtetit thotë qartë se në Shqipëri nën qeverisjen e Sali Berishës është minuar e drejta më themelore që gëzojnë qytetarët në një sistem demokratik. Pra, e drejta e votës. Duke identifikuar KQZ e Ristanit si një nga arsyet kyçe për këtë situatë. “

Partia Socialiste premton se kur të vijë në pushtet do të angazhohet se “do t’ i japë fund të gjitha formave të cenimit të lirisë së tubimit dhe të shprehjes së qytetarëve, të diskriminimit përballë ligjit për motive politike e ekonomike, apo të presioneve mbi qytetarët dhe median, që sot, pas 7 vjetësh qeverisje të Sali Berishës e kanë shndërruar Shqipërinë në një demokraci jo funksionale” – përfundoi Bushati.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për 2011 ku nënvizonte se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes mbetet problem serioz. Ndërsa duke u ndalur në zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit, DASH theksoi se u minua e drejta e qytetarëve për të vendosur lirisht për ndërrimin e qeverisjes vendore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian