PS, rebelohet Braçe
“Nuk e tradhëtoj Beratin”

PS, rebelohet Braçe<br />“Nuk e tradhëtoj Beratin”
BERAT - Deputeti socialist Erjon Braçe deklaron publikisht se nuk do të zbatojë vendimin e asamblesë së PS, e cila e delegoi atë në qytetin e Korçës. Nga Berati ku është votuar për 5 legjislatura, Braçe u shpreh se nuk do ta tradhtojëe asnjëherë zonën e tij elektorale.

“Për asnjë arsye, për asnjë moment, për asnjë ofiq, nuk do të lëviz nga plotësimi i mandatit në qarkun e Beratit. Përpara ofiqit të anëtarit të kryesisë, natyrisht që kam detyrim përkundrejt njerëzve që kam zgjedhur këtu dhe natyrisht edhe ndaj socialistëve që kam punuar dhe kam ndarë të gjithë aktivitetin tim politik dhe elektoral. Nuk lëviz nga Berati për asnjë arsye”, është shprehur deputeti i PS-së.

ASNJË REAGIM NGA PS
Për këtë situate Partia Socialiste nuk ka reaguar deri tani. Vendimet e asamblesë se fundit te PS për riorganizimin e strukturave ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme, u shoqëruan me pakënaqësi të anëtareve të kryesisë. Veç Braçes që duhet të lëë Beratin për Korçën, me ndarjen e re në bazë qarqesh edhe një numër i madh deputetesh është deleguar në zona të tjera. Kështu Namik Dokle do të lërë Tiranën për Beratin, Ben Blushi deputet i Korçës është caktuar në Elbasan, deputeti i Vlorës Arben Malaj neë Kukës ndërsa Arta Dade nga Gjirokastra në Tiranë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve