Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka vijuar ditën e sotme protestën para godinës së Kryeministrisë, ku ishin prezentë disa pjesëmarrës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryetari i ‘Shqipëria Bëhet‘, Adriatik Lapaj, ka komentuar vendimin e sotëm të Partisë Socialiste, për të rrëzuar në Kuvend kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.
Lapaj shtoi se 82 deputetë u vunë në rresht nga kryeministri Edi Rama për të mbrojtur hajdutërinë dhe për të rrëzuar Republikën.
“E montuam sërish çadrën. Çadra në vetvete është simbolikë, sepse atë e tmerron qëndresa afatgjatë. 82 deputetë në rresht për një nuk guxuan t’i thonë Ramës të vërtetën, por mbrojtën hajdutërinë dhe rrëzuan republikën. Kur thua deputetë, do të duhet të kuptoni një njeri që përfaqësonte vullnetin e zgjedhësve. A e meritojmë demokracinë apo jo? Ne ishim ata që qëndruam kur të tjerët nuk u ngritën. Ne ishim ata që guxuam kur të tjerët u trembën. Dhe është shumë e rëndësishme qëndresa juaj. Sepse zjarrin e mban ndezur prushi”, tha mes të tjerash Lapaj.
Në protestë kanë folur edhe të pranishëm të tjerë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me argumentin se qeveria e tij është e korruptuar.
Ndërkohë protesta organizuar nga Adriatik Lapaj është shoqëruar sërish me tensione, pasi me përfundimin e fjalës së disa prej të pranishmëve, atje janë shfaqur me dhjetëra efektivë policie, të cilët kanë marrë çadrën e vendosur para Kryeministrisë dhe banderolat e protestuesve.
Komente












A ka hajdut më të madh se vjerri i këtij fundrinës LLAPA ,ky fshatari i ndyrë vetëm shtëpinë që ka blerë në qendër të Tiranës nuk e justifikon dot....
Përgjigju