Avokati i ri i Popullit pritet të zgjidhet përfundimisht të enjten, pas një kalvari mbi 3-vjeçar zvarritjeje, por pa gjetjen e gjuhës së përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës.

Komisioni i Ligjeve i përcolli seancës plenare 6 emrat e kandidatëve që kishin mbledhur të paktën 28 firma mbështetëse nga deputetët e opozitës. Mbledhja që u zhvillua me debate të forta nga dy palët partiake, përfundoi në votim me 9 vota pro dhe 3 kundër për dërgimin në seancë plenare.

6 kandidaturat për Avokat Populli
Endrit Shabani 35 firma
Skënder Haluci 30 firma
Tartar Bazaj 28 firma

Ndërkaq, disa kandidatura janë skualifikuar për shkak se nuk kanë arritur numrin minimal të firmave ose janë dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar.

Kandidaturat e skulifikuara
Jola Hysaj 27 firma (jo e mjaftushme edhe pse brenda afatit)
Shkëlqim Sulo brenda afatit por me 19 firma
Sajmir Vishaj, brenda afatit por me 26 firma
Dardan Mustafaj 38 firma jashtë afatit

Kjo çështje shkaktoi debat të fortë në komision, pasi opozita, një ditë pas 2 dhjetorit, që ishte afati i fundit për dorëzimin e firmave, u pendua për mbështetjen që i dha kandidatëve. Partia Demokratike kërkoi rihapjen dhe njëherë të procesit të përzgjedhjes.

Ulsi Manja tha se në dijeni për tërheqjen e firmave është vendosur kryetari i Kuvendit dhe jo komisioni, i cili është përgjegjës vetëm për mbylljen e procedurës.

Gent Strazimiri Deputet i PD: Harroni të thoni se grupi i PD ka tërhequr mbështetjen nga të gjithë kandidatët. Keni njoftim e duhet ta thoni këtë. Asnjë kandidat nuk e ka mbështetjen

Ulsi Manja Kryetar, Komisioni i Ligjeve: Tërheqja i ka shkuar kryetarit të Kuvendit, jo neve. Ai duhet ta njoftojë në seancë. Kurse ky komision do të përmbyllë procedurën. Shqyrtimi i tërheqjes së firmave i takon seancës plenare. Nëse e kthen, do bëjmë vetëm firmat e para.

Nga demokratët, Arjan Ndoja doli kundër grupit, për moralin e procesit me dhënie e tërheqje firmash.

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave”, tha Ndoja.

Edhe pse tha se fjalën e fundit do t’ia linte të enjten Niko Peleshit, përmes gjuhës së trupit, Ulsi Manja dha sinjale se ndoshta PS nuk do të njohë firmat e tërhequra dhe të enjten do të zgjedhë një avokat populli.

Teksa deputeti Gent Strazimiri po kërkonte rrëzimin e procesin dhe rihapjen përsëri, Manja e pyeti përse janë tërhequr nga firmat. Demokrati nuk dha një përgjigje të vlefshme duke thënë “Punë për ne”.

Manja: Je tërheq pas datës dy. Pas kësaj date .... Aman, kot për ta dit. Pse u tërhoqët?

Strazimiri: Punë për ne

Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, dhe PS nuk duket në vështirësi që një votë përtej karrigeve të saj ta gjejë mes tre deputetëve të PSD-së, apo edhe mes partive të tjera opozitare gjatë votimit të fshehtë. Ky post po mbahet përtej mandatit, nga Erinda Ballanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Ngërçi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, kandidati Besim Ndregjoni: PS dhe PD po bëjnë lojë! Berisha të tregojë nëse është me komunizmin

1765294641_aa.JPG

Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit Presidencial Mbarëkombëtar i ish të përsekutuarve të Shqipërisë dhe një nga 6 kandidaturat në garën për Avokatin e Popullit, akuzoi dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS se po bëjnë një lojë të turpshme.

 Ai i bëri thirrje kreut të PD, Sali Berisha që të vendosë nëse është ose jo me antikomunistët. Sipas Ndregjonit PD dhe PS po bëjnë një lojë të fshehtë, për të vendosur Endri Shabanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Ndregjoni i bëri deklaratat nga Malësia e Madhe gjatë një aktiviteti me ish- të përndjekurit politikë, pak orë përpara se komisioni i ligjeve të miratonte listën e kandidatëve që do t'i dërgohen seancës plenare për votim.

'I drejtohem PD dhe PS t ju vijë turp që pas 30 vitesh kandidon një anti komunist për avokat populli dhe ju bëni lojën e kim filmit të viteve 50' kur dënoheshin shqiptarët anti komunist. Sot dy partitë kryesore kanë urrejtje ndaj anti komunistëve dhe bëjnë lojëra të ndyra dhe që avokatin e popullit mos t ia japin shtresës anti komuniste.

Nuk kemi nevojë për poste, për tituj. I bëj thirrje doktor Berishës, sot është dita për të treguar veten, je me anti komunizmin apo je me komunizmin dhe bën propogandë anti komuniste?

Deputetët e PD kanë dhënë firmat për Endri Shabanin pa pikë përgjegjësie. Në korrik 2025, parlamenti më ka hequr të drejtën për tu votuar si kandidat për avokat populli. I plotësoj të gjitha kriteret dhe nuk shkeli asnjë ligj.

Në 2011 kur u zgjodh kandidati i PS Igli Totozani, PD nuk ka shfaqur asnjë rezervë dhe ka thënë do ta votojmë. Tani PS që është në pushtet kërkon të bëjë marrëveshje, do zgjedhim avokatin që duam ne dhe jo atë që propozoni ju. Ky është skandal. Avokati duhet ti shërbejë ligjeve për të drejtat e njeriut. Shqipëria nuk ka dënuar krimet e regjimit komunist', tha ai. 

Ora 12:12
PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokatin e Popullit, demokrati Ndoja del ‘jashtë rreshti’: Nuk është as morale, as burrërore (VIDEO)

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja e ka cilësuar si jo morale dhe as burrërore vendimin e deputetëve të opozitës për tërheqjen nga mbështetja për kandidatët për Avokat popullit.

Në Komisionin e Ligjeve, Ndoja tha se pavarësisht kësaj, juridikisht pas tërheqjes së firmave, bie mbështetja dhe se e udhës është rihapja dhe njëherë e procedurës dhe shpallja e kandidatëve komfor ligjit.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave.