PS tërheq kërkesën për Lezhën
Kolegji do shqyrtojë ankimimin e PD

PS tërheq kërkesën për Lezhën<br />Kolegji do shqyrtojë ankimimin e PD
TIRANE- Qarku i Lezhës ka qenë më problematiku për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pasi dy subjektet më të mëdha politike PS dhe PD kishin depozituar kërkesat e tyre ankimore për këtë zonë zgjedhore pranë Kolegjit Zgjedhor, Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa e saj me qëllim certifikimin sa më parë të rezultatit zgjedhor.
 
Në thelb të kërkesë ankimore të PS kërkohej pavlefshmëri në katër qendra votimi të Lacit, si dhe në dy qendra votimi në Mamurras, duke i cuar në total këto në gjashtë qendra dhe duke pretenduar më tej pavlefshmëri në të gjithë zonën e qarkut Lezhë si dhe përsëritje të zgjedhjeve për këtë qark.
 
Këtë kërkesë ankimore PS e kishte depozituar të premten pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili përcaktoi datën 31 të këtij muaji për të shqyrtuar së bashku me kërkesën e PD për këtë qark.
 
Tashmë Kolegji do të gjykojë të mërkurën vetëm kërkesën ankimore të PD për pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor, si dhe rihapjen dhe rivlerësimin e të gjitha votave të 258 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës dhe këtë rezultat ta paraqesë në rezultatin përfundimtar, që pasohet nga shpërndarja e mandateve 4 për PD-në dhe 2 për PS-në dhe 1 për LSI-në.
 
Ndërsa pas përfundimit të kësaj kërkese të fundit ankimore pritet që t’i hapet rruga certifikimit të rezultatit zgjedhor që do të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, në pamundësi që KQZ ta realizojë këtë nga mungesa e votës së cilësuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE