Ajo tha se sot “koston e papërgjegjshmërisë së Kryeministrit e paguajnë shqiptarët”.
Dade në lidhje me kolapsin, që ka kapur KQZ-në tha se ajo që po bën Berisha bie ndesh me interest rajonalë dhe vendor duke shtuar se” ai nuk iu bind rekomandimeve të SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe refuzoi kërkesat për të mos cënuar KQZ-në”.
Partia socialiste thotë se Berishën tashmë e kanë kapur “ethet e humbjes dhe ka frikë gjenetike për të pranuar humbjen”. “Ajo që ka rëndësi për ne janë: Të kthehet besueshmëria te institucioni i KQZ-së dhe rivendosja strategjike e marrëdhënieve me ndërkombëtarë ” mesazh ky që është përsëritur shpesh nga radhët opozitare, që pas shkarkimit të Muhos nga KQZ-ja.
Arta Dade shprehu bindjen e saj se “Nuk do të lejojmë që Berisha të manipuojë zgjedhjet duke rrëmbyer anëtarin dhe sulmuar KQZ-në.
(ad.ti/shqiptarja.com)