PS tërhiqet nga shkarkimi i kreut
të KQZ,Rama:Dialog me opozitën

PS tërhiqet nga shkarkimi i kreut<br />të KQZ,Rama:Dialog me opozitën<br /><br>
Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e opozitës mbrëmjen e sotme në Kuvend për heqjen nga kalendari 3-javor të kërkesës për shkarkimin e Zgurit dhe nisjen e dialogut me opozitën.

Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama.

Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ. “Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Ligji thotë që të shkarkohet kryetari i KQZ duhet të vijë propozimi nga 5 anëtarë të KQZ-së. Keni sjellë ju një propozim nga 5 anëtarë të KQZ-së?! Nuk e keni sjellë.

E dini pse?! Sepse motivi me të cilin doni të shkarkoni Klement Zgurin është i rremë. Sepse qendrimi që ka mbajtur Zguri për rastin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës është qendrimi që ka mbajtur Denar Biba për rastin e kryetarit të Mallakastrës dhe se e gjitha kjo është një përpjekje e mjerë për t’iu imponuar debatit publik me falsitete
” deklaroi Basha.

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke iu drejtuar Bashës ka shtruar pyetjen, nëse ekziston marrëveshja e 17 majit? Ndërsa shtoi se kërkesa për Zgurin nuk ka rënë, por thjeshtë nuk do të përfshihet në kalendar, por do të shqyrtohet herën tjetër.

Basha reagoi duke deklaruar se ajo marrëveshje ka vdekur, pasi sipas tij ishte Rama që e vrau. “Marrëveshja ka vdekur. E vratë ju! Ishte për zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkesa duhet hequr nga kalendari dhe nga programi. Asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit”.

Por, kryeministri Rama iu përgjigj Bashës se nëse marrëveshja ka vdekur, ‘dëshmori’ i parë është Zguri. “Marrëveshja e 17 majit krijoi atë konfiguracion në KQZ, është marrëveshja që e vuri Zgurin kryetar dhe nëse marrëveshja ka vdekur, Zguri është dëshmor i parë i vetë marrëveshjes.

Por e përsëris këtu. Ajo që unë thash që ishte mospërdorimi i shumicës për t’i dhënë fund këtij debati sikur e bëtë ju kur ishin në shumicë me KQZ. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin”.

PS akuzon Zgurin se nuk e shqyrtoi në kohë kërkesën për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili sipas tyre preket nga ligji i dekriminalizimit.  Por ai do të vijojë që të jetë në krye të KQZ, të paktën edhe për tre javë, pasi kërkesa e PS për shkarkimin e tij është hequr nga kalendari 3-javor i Kuvendit, por është në program. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin