TIRANË- Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, ironizoi sot zgjedhjen në poste kyçe të Partisë Demokratike, të tre ish-zyrtarëve, që deri dje kanë drejtuar institucione të pavarura.
"Ish-kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive(AMA), Endira Bushati, që në muajt e fundit ishte kthyer në simbolin e institucionit të pavarur nga politika, doli që paska qenë aq e lidhur me pushtetin e deridjeshëm, sa vetëm një javë pasi u zëvendësua nga kryetari i ri i AMA-s, ajo zgjidhet në kryesinë e PD-së, madje emërohet drejtuese e Departamentit të Administratës Civile", deklaroi Gjylameti.
Sipas saj, në garën për kryesinë e PS-së, ishte dhe ish-organizatorja e grevës së urisë së të larguarve nga administrata në vitin 2013, Nertila Qafëzezi.
Deklarata e PS-së ironizonte gjithashtu zgjedhjen në postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, të Arben Ristanit, ish-kryetar i
KQZ-së. "Të gjithë i mbajnë mend zgjedhjet e viti 2009 dhe ato të vitit 2011. Personazhi më i famshëm i KQZ-së në ato vite, Arben Ristani, tentonte të hiqej i pavarur, në krye të një institucioni që kushtetuta e kërkon të pavarur. Në vitin 2009 çertifikoi vjedhjen e votave që mbajti Sali Berishën Kryeministër, kurse në 2011-n vodhi votat që ngjitën në vendin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Sot, ish Kryetari i pavarur i KQZ-së së pavarur është zgjedhur numri dy i Partisë Demokratike. Dhe personat që falenderoi publikisht janë pikërisht ata të cilëve i shërbeu duke vjedhur votat, Berishës në 2009 dhe Bashës në 2011?, u shpreh deputetja Gjylameti.
Ajo përmendi dhe zgjedhjen në Kryesinë e PD-së të bashkëshortit të Argita Berishës, ndërsa për anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo, tha se e humbi garën për të qenë drejtues departamenti në PD. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32