Në Shqipëri nuk do të njihet gjini tjetër, përveç burrë dhe grua. Për projektligjin e barazisë gjinore që nxiti reagime të shumta, mazhoranca bëri një hap pas, pasi termi 'gjithëpërfshirje' u hoq nga drafti.

Lidhur me këtë aktivistja Ines Leskaj, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se termi gjithëpërfshirje nuk do të thotë se mund të ishin edhe gjini të tjera. Ajo tha se ligji nuk ndikon në konceptin e familjes.

‘Termi gjithëpërfshirje nuk do të thotë se mund të ishin shumë gjini, por një term që mbronë të drejtave të njeriut dhe nuk synon vendosjen e gjinive të reja. Ai ligj nuk prezanton ligji të reja dhe të zvendësojë terminologjinë biologjike. Nuk kishte për synim vendosjen e gjinisë. Dizinfomimi dfhe gruip[e të caktuar kanë qenë më të fuqishme se logjika që përmbanë ligji. Nuk cenon familjen dhe as identitetin kombëtar. Pra nuk ka si synim asnjëherë që të ndryshojë konceptin e familjes dhe nuk kërcënon familjen por e forcon familjen. Një familje që ka anëtarët të fuqizuar i ka rrënjët më të forta, kjo është ajo që ne kemi dashur si koncept që të bëjmë. Ligji për barazinë gjinore, ka ekzistuar që në vitin 2008. Por për hyrjen në BE kërkohet unifikim me standardet e BE dhe kjo është arsyeja pse ligji pësoi këto ndryshime’, tha ajo.

Leskaj tha se termi i gjithëpërfshirjes ka si qëllim që të garantojë që asnjë qytetarë të mos ndihet i përjashtuar. 

‘Për diversitet ne duhet që ta pranojmë se jemi një shoqëri që ka edhe njerëz të tjerë që ne i shohim por ligji ka pasur si synim që me këtë termin gjithëpërfshirje të mos bëjë asnjë qytetarë të ndihet i përjashtuar. Një grua që vjen nga një pakicë dhe e diskriminuar dhe është e papunë, e cila mund të deklarojë se është lezbike ca do të thotë që shoqëria duhet që ta diskriminojë atë’, tha ajo.