Pse Basha duhet të jetë më realist?!

Pse Basha duhet të jetë më realist?!

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kur e dëgjon liderin e opozitës Basha me premtimet e tij të njëpasnjëshme kudo në vend apo me përsëritjen, që i bën gjërave që premton kolegu i tij Rama i frontit së maxhorancës, atëherë bindesh se retorika nuk ndryshon shumë në fushata. Fakti, që askush nga partitë nuk dorëzoi brenda një afati të përcaktuar kohor programet e bën këtë fushatë kaotike dhe këtë e ndjen teksa më shumë njerëzit tashmë po e shikojnë fushatën thjesht me kërshëri estetike, apo si përballje Rama-Basha, apo sesa ia del filan lider apo aksh kandidat në krahasim me tjetrin. Trendi në këto zgjedhje po duket: pjesa e luanit në mbulimin televiziv do të shkoj tek të dy liderët e PD dhe PS.

Por sa reale janë premtimet e politikanëve?! Nëse për Ramën parealizimet janë përballë dhe të dukshme, nga ana tjetër Basha, që sfidon ende nuk po bind. Pak javë, muaj apo vite më vonë do mjaftojnë të kuptohet se ato që thuhen në fushatë prej tij janë sajesa, që mundohen t’i fryjnë idesë së programit, por që mbeten në letër. Basha e tregon këtë qoftë edhe me kurimin e kujdesshëm, kurse Rama me cinizmin e sigurisë. Mungesa e përballjes direkte së tyre, shmangja me stil duke fajësuar me argumente të lodhura sipërfaqësore tjetrin, në thelb tregon se të dy liderat nuk duan të përballen. Dhe, më shumë akoma ata nuk e ndjejnë se duhet të ketë struktura të pavarura të menaxhojnë një gjë të tillë apo të arrijnë e të përgatisin ose të inincojnë një sistem social dhe mbi të gjitha arsimor, ku individi shqiptar të përballet si duhet me politikanin e tij. “Dikur Tokëvili, një nga filozofët më të mëdhenj të demokracisë, u jepte këtë këshillë politikanëve europianë, në bazë të përvojës së Revolucionit Amerikan; mos premtoni gjëra të mëdha, më mirë do të ishte që të premtonin njerëz të mëdhenj, sepse këta njerëz do të dinë të nxjerrin frutet e lirisë, në qoftë se ata do ta gëzojnë realisht këtë liri. Një komb nuk mund të jetë i fortë në qoftë se përbëhet nga njerëz të flashkët nga mendja dhe nga shpirti. Dhe qytetarë të tillë duhet të përgatisë shkolla. Kjo është arsyeja pse despotët nuk duan një sistem të tillë edukimi, por duan një sistem edukimi se si të përgatisë skllevër të mirë. Dhe kur etja për para përfshin dhe përzgjedhjen e teksteve shkollore, apo kur procesi i përzgjedhjes drejtohet nga një njeri mediokër, nuk ka gjë më të keqe për një shoqëri që aspiron vlerat evropiane”, shprehej pak vite më parë për Citizens Channel, prof. Gjergj Sinani.

Për liderin e opozitës ka një det përpara problemesh që nuk zgjidhen thjesht me premtime apo me markime të kundërshtarit. Dhe, këtë e shikon se ndërsa Rama premton uljen e taksave, mbarimin e projekteve të mëdha të rindërtimit dhe fundin e pandemisë, me të cilën nis ringritja normale e ekonomisë, pa përmendur dështimet, pas i shkon kryetari i opozitës Basha që arrin të theksojë të njëjtën gjë, por me një buxhet krejt hipotetik të pajustifikuar, që beson se do ta mbledhë në kushte ideale, kur të identifikojë paratë e munguara që përcjell KLSH (!), shtuar me ato që ka harruar të theksojë tashmë nga zgjedhjet e shkuara… deri premtimin për një Republikë të re, bashkë me një “rifillim të ri”, “administratë të re”, e sigurisht fjala për “njeriun e ri”. E kur kujton se lideri i opozitës dikur i përmendte aq shpesh këto nocione që tashmë u harruan, apo mungesën e realizmit (lexo dështimin) për qënësinë e tij si kreu i Bashkisë së Tiranës, atëherë të vjen ndërmend dhe kupton pse nuk vinë në drejtim idetë e vërteta. Ato janë thjesht të pakapshme nga liderët që duan vetëm pushtet. Këtë e kupton nga nguti dhe ajo kënaqësi që të sjell pushteti. Për fat të keq, Basha, megjithë ndihmën e madhe, ende nuk po duket aq realist, sa edhe duhet për ta kaluar Ramën, kërrusur edhe me peshën e madhe të ngjarjeve madhore që kanë rënë mbi vend.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia