Pse Bastian Schweinsteiger zgjodhi 
penalltitë në anën e tifozëve italianë?

Pse Bastian Schweinsteiger zgjodhi <br />penalltitë në anën e tifozëve italianë?
Arbitri hungarez, Victor Kassai dukej qartësisht i habitur kur kapiteni i gjermanëve, Bastiani Schweinsteiger, zgjodhi që penalltitë të ekzekutohen në portën pas së cilës ndodheshin tifozët italianë. Pra, kapiteni i "pancerave" vendosi që gjuajtjen e 11-metërshave të bëheshin në portën pranë ultrasve të "axurrëve".

Në ndeshjen vendimtare të çerekfinaleve të "Euro 2016". Dhe mbi të gjitha ndaj Italisë... Arbitri hungarez kërkoi dy herë nëse Schweinsteiger ishte i sigurt për këtë apo jo.
 
Pas ndeshjes, kapiteni gjerman tha se e kërkoi me vetëdije një gjë të tillë, pasi kishte besuar në besëtytni. "Isha duke menduar nga e kaluara, për dënimet e mëparshme që kemi pësuar", tha ai.
 
Në finalen e Ligës së Kampionëve të 2012-ën, Bayern humbi me penallti ndaj Chelsea, ndërsa gjuajtjet e tyre u bënë në anën e tifozerisë bavareze.
 
"Në atë kohë ne i gjuajtëm penalltitë përpara tifozerisë së Bayern", tha ai, ndërsa në gjysmëfinalen e fituar nga bavarezët në vitin 2012 kundër Real Madrid, penalltitë u gjuajtën në anën e tifozerisë madrilene.
 
Schweinsteiger solli në vëmendje gjithashtu se edhe Zvicra e cila dështoi kundër Polonisë, i gjuajti penalltitë përpara tifozerisë së saj, duke u eliminuar nga Europiani në fazën e 1/8.
 
Tifozët italianë brohoritën për këtë vendim, ndërsa ata gjermanë e kontestuan dukshëm në stadium, por vendimi i kapitenit gjerman rezultoi i drejtë. Pavarësisht kësaj ai vetë e humbi penalltinë duke gjuajtur mbi traun e portës, por sërish gjermanët fituan pasi italianët gabuan në katër penallti.
 
Bastian Schweinsteiger luajti mbrëmë plot 104 minuta. Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 16', pas dëmtimit në gju të Sami Khedirës. Kapiteni gjerman u bë pjesë e Europianit me kombëtaren gjermane pavarësisht dëmtimit që e mbajti larg fushës së blertë me Manchester United për më shumë se 4 muaj.  
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re