Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?

Pse Belind Këlliçi ndërpreu akuzat për kompaninë Qefalia dhe fshehu firmën e Bashkim Ulajt?

Belind Kellici

Sot ish kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, që mori humbjen më të thellë me mbi 60 mijë vota diferencë, kundrejt Erion Veliajt nuk flet për kompaninë Qefalia as biznesmenit Bashkim Ulajt nuk guxon as tia përmendë emrin.

Për 3 muaj, Belind Këlliçi ndryshon si kameleon.

Më 18 maj nga selia e PD-së  denonconte se një biznes i zotëruar nga administratori i Njësisë Dajt në kryeqytet dhe vëllai i tij, Kujtim Qefalia kishte marrë 55 milionë euro tendera. 

Një muaj më pas, 19 qershor, shihet nën shoqërinë e Xhemal Qefaliajt, vëllait të Kujtim Qefaliajt, duke parë ndeshjen Shqipëri-Kroaci në Hamburg të Gjermanisë. Sigurisht pranë, nuk mund të mungonte Sali Lushaj, ish truproja e Berishës.

Ndërsa më dje kaloi në sulm të gazetarit Arsen Rusta kur i kujtoi denoncimin e tij.

“Në 18 maj keni bërë një denoncim nga selia për kompaninë e vëllezërve Qefalia. Pse nuk e përmendni më, pasi nga ana tjetër ka edhe “gojëdhëna” apo pretendime se gjithçka e bëni për gjobë?” ishte pyetja e gazetarit që ia prishi qetësinë Këlliçit.

E papritur si Belind Këlliçi ndëpreu akuzat ndaj kompanisë Qefalia. 

Jo vetëm kaq Këlliçi që kishte shkuar në SPAK për të dorëzuar një akt marrëveshje të firmosur nga Arbjan Mazniku nuk përmendi as emrin e  biznesmenit të njohur të lidhur me PD e Sali Berishën.

Akt marrëveshjen me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019 ishte e shkruar e zeza në të bardhë se ishte firmosur mes Arbjan Maznikut dhe bashkimit të shoqërive Vas Kostruktion shpk, e 4 AM por Këlliçi nuk guxoi as ta përmendë emrin e kompanisë së Bashkim Ulajt biznesmenin që është denoncuar si një nga përfituesit më të famshëm të pasurive publike dhe ndereve politike nga Sali Berisha kur ishte kryeministër por dhe një financues kryesor i  PD-së. 

Herën tjetër në daljen publike Belind Këlliçi duhet të japë përgjigje dy pyetjeve: Pse papritur ka ndërprerë akuzat ndaj kompanisë Qefalia dhe pse fshehu emrin e firmës së Bashkim Ulajt.

E nëse Këlliçi vetë nuk i jep përgjigje ta pyesin gazetarët.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën

Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën