Amnistia, deputeti i PS-së: Shpresojmë të kalojë të enjten! Të përfitojnë edhe protestuesit që goditën Bashën më 8 janar

Teksa amnistia penale kishte mbetur peng i kaosit në Kuvend, deputeti socialist Xhemal Qefalia, thotë se me kthimin në normalitet të Kuvendit shpreson që ky ligj të kalojë të enjten në Kuvend.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Qefalia tha se ka propozuar që të falen edhe protestuesit e opozitës në protestën e 8 Janarit në selinë e PD-së.

‘Ligji për amnistinë penale, u pa sikur mazhoranca kërkonte të zbrazte burgjet. Kemi parë mosprezencë në diskutime në komisionet parlamentare. Kanë diskutuar dhe hedhur mendime. Është veprim human i kësaj mazhorance. Kur bëhet amnistia nuk gjykohet për individë por mbi bazë të veprave penale. Për individë të cilët kanë ndërtuar në toka të tyre, sidomos në zonat rurale, s’duhet të jenë në burg.

Ka pasur aludime se u ndryshua ligji, koha ka treguar se që nga akuzat e këtyre individëve nuk kanë nxjerrë asnjë emër faktik, që të thonë po e kanë bërë që të lehtësohet ky individ. Të ketë një amnisti edhe për protestuesit që goditën Bashën më 8 janar. Kanë vetëm arsye për ta shmangur këtë draft. Shpresoj që këtë të enjte të votohet edhe amnistia.’- tha Qefalia.

Sa i takon negociatave me Rithemelimin, Qefalia tha se më në fund e kuptuan që me tymnajë nuk shkonin askund.

'Më në fund e kuptuan që me tymnajë nuk fitojnë asgjë. S’ka ndonjë marrëveshje për aq kohë sa nuk është një akt që janë bërë lëshime. Nuk flitet për të fituar por mendoj se pala që iu shmang elektoratit të vet ishte pala që dhunoi parlamentin dhe institucionet. Në arenën ndërkombëtare u krijuar një imazh negativ për Shqipërinë.'- tha Qefalia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Zgjedhje të parakohshme? Lëvizjet e PS ngjallin dyshimet! Ja si përgjigjet deputeti socialist

 

Mazhoranca nuk ka pres të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi është e konsoliduar. Kështu iu përgjigj në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, deputeti socialist Xhamel Qefalia, dyshimeve në lidhje me këto teori.

‘Nuk ka arsye për të pasur zgjedhje të parakohshme. Kur mazhoranca ka kriza, por ne nuk kemi. Mazhoranca është e konsoliduar ka numra dhe për ligje të veçanta mori edhe vota për ligjin.  Fushata e anëtarësimeve është në funksion të rienergjizimit të degëve, strukturave. Nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme. Ne sapo kaluam zgjedhjet e 14 majit.’- tha Qefalia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë