Korrupsioni shqiptar nuk shpëton dot. E ka të pamundur që t’i shpëtojë angazhimit amerikan. Nuk shpëton dot asnjëri prej tyre, kot lodhen me zvarritjen, sepse këtë nuk e lejon situata politike në rajon, politikë kjo që ka ardhur si pasojë e interesit të madh amerikano-gjerman.1. Është efekti i një errësimi të vështrimit dhe i fushëpamjes politiko-historike ai që ka krijuar këtë gjendje, e cila është sot e pashpresë për korrupsionin shqiptar.
E gjithë thirrma pa kuptim e liderit aktual të Partisë Demokeatike, nuk ka asnjë vlerë politike në lidhje me afektimin e shoqërisë, dhe nuk ka gjithashtu asnjë mundësi që, si politikë, të ndalojë procesin e eliminimit të korrupsionit në Shqipëri.
Kjo sepse Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Prëndimor, është sot ingredienti kryesor i politikës amerikane dhe asaj gjermane në këtë zonë. Kurse vetë Ballkani Perëndimor është rajon i domosdoshëm për politikën amerikane në funksion të politikës globale; dhe, po kështu, edhe për politikën gjermane në funksion të Bashkimit Europian.2. Politika globale është e mbërthyer në konfliktin Lindje-Perëndim.
Në këtë konflikt përparësia është te territoret dhe te tregjet. Territori i Ballkanit Perendimor, ka sot të njëjtën rëndësi, njëlloj si në shkullin e XV-të, por me ndryshimin që Perëndimi është shumë i fortë.
Eshtë naivitet që të mendosh, ashtu sikundër që mendon Saliu, se me një procedurë qesharake, do të frenojë ndërhyrjen e drejtpërdrejt të politikës amerikane në Shqipëri, e cila është aleati i saj në luftën kundër terrorizmit.
Politika e luftës nuk të pyet. Në fillim ajo të paralajmëron, sikurse po iu thotë mbeturinave osmane në Shqipëri, por pastaj ka të drejtë të veprojë, sepse Shqipëria sot është zonë e influencës amerikane.
Eshtë naivitet i korrupsionit shqiptar që mendon se me një injorancë politike kundër Reformës si sokëllimat pa subjekt të Lulzim Bashës, të tërheqin politikën amerikane nga lufta që ka me botën ekstremiste dhe terroriste në Lindje.
3. Nëse politika amerikane nuk e mposht dot korrupsionin shqiptar, e ka shumë të vështirë politikën e re të saj në Ballkanin Perëndimor. Kurse sot, Ballkani Perëndimor është jetik në politikën perëndimore aktuale.
Kjo është arsyeja që korrupsioni Berisha nuk ka asnjë shpresë… madje asnjë lloj korrupsioni, majtas apo djathtas qoftë. Të gjithë janë të pashpresë. Vetëm naivët nuk e shohin dot: madje goditja amerikane antikorrupsion ka filluar tani në të dy krahet e politikës shqiptare.
4. Çfarë pengon realisht korrupsioni shqiptar? Ai:
Është shumë i dyshimtë në lidhje me depozitat e parave të korrupsionit, dhe përdorimin e tyre.
Nuk e pranon politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor, sepse e ka sabotuar nga viti 1992 e deri në vitin 1998, dhe madje, edhe me një dëm shumë të madh të interesit shqiptar.
Nuk është kundër terrorizmit islamik.
Nuk është për ngritjen e dinjitetit nacional të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Nuk përkrah të drejtat e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Eshtë me botën sllavo – ruse, e cila ka copëtuar Shqipërinë historiko-territoriale.
Për të gjitha këto:
Jetesa e korrupsionit shqiptar ka mbaruar. Zvarritja e tij, është inerci…
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com