Pse Berisha nuk e kandidon Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës?

Pse Berisha nuk e kandidon Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Opozita e përçarë po shkon drejt një humbje të sigurt në zgjedhjet lokale maj 2023. Opozitës i ka humbur logo dhe vula. Ende nuk dihet kush do mbaj firmën e Partisë Demokratike dhe të drejtën për regjistrim në zgjedhje.

Nga njëri krah Erion Veliaj dhe socialistët kanë 1 vit që përgatiten dhe kanë nisur fushatën. Nga krahu tjetër Berisha vazhdon avazin e vjetër, që i nxjerr emrat në minutën e fundit. Kjo nuk i lë mundësinë dhe kohën askujt që të sjell një fitore në Tiranë për 45 ditë. 7 muaj para zgjedhjeve, Partia Demokratike është futur në një procedurë qesharake për selektimin e kandidatëve për kryetar bashkish.

Sikur të mos mjaftonte përçarja që kanë mes tyre, Berisha ka rifutur në lëvizje procedurën që e copëton partinë. Teoria e “primareve” ku anëtarësia e PD, voton për një nga emrat e preferuar, jo vetëm që nuk e bashkon, por e ndan partinë.

Kjo është eksperiencë e dështuar dhe provuar në 1999 nga vetë Partia Demokratike e cila kandidoi në “primare” Besnik Mustafain, Spartak Ngjelën, Bamir Topin dhe Buron Kacelin. Në përfundim me balotazh zgjodhi Besnik Muastafajin si kandidat përball Edi Ramës. Rama fitoi me 2% më shumë dhe hyri në politikë, sepse PD u përça. Mbështetësit e Topit, Ngjelës dhe Kacelit nuk votuan një tropojan në Tiranë, por mbështeten Dash Shehin si kandidat i tretë dhe ky mori 4%.

Asnjë “tironc” nuk votoi për PD. Berisha nuk po e bashkon partinë dhe as nuk ka asnjë ofertë për të pakënaqurit apo anti-berishianët. Nëse do donte bashkimin e kishte një alternativë: Të kandidojë Lulzim Bashën për Bashkinë e Tiranës. Kandidimi i Lulzim Bashës do justifikohej për këto arsye:

1- Emri i Bashës do mirëpritej nga deputetët dhe mbështetësit e ish-kryetarit dhe do bashkonte dy pjesët e partisë.

2- Emri i Bashës është i vetmi që ka marr rezultatin më të mirë në Tiranë 24 vitet e fundit në kryeqytet. Më mirë se Mustafaj. Më mirë se Ngjela. Më mirë se Olldashi. Më mirë se Kosova.

3- Emri i Bashës do zbuste marrëdhëniet e luftës me Amerikën, Anglinë dhe Bashkimin Evropian.

4- Emri Bashës do provonte se foltorja nuk gënjeu për hapjen dhe premtimet për bashkim. Berisha dhe Meta ose të kandidojnë vetë përball Erion Velisë, ose të kandidojnë Lul Bashën.

Çdo zgjedhje tjetër mjeku, inxhinieri, kuzhinieri, shoferi apo kamerieri do jetë thjesht emër blof për humbje dhe për t’ia dhuruar mandatin e 3 Erion Velisë. Berisha ka një problem serioz, që nuk kandidon profile më të larta se vetja, por i zgjedh 10 shkallë bosh dhe poshtë vetes.

Me Lulzim Bashën ndoshta do e humb sërish Tiranën, por fiton bastin që të gjithë ne kemi vënë, se Berisha nuk ndryshon. Ai eleminon dhe lufton miqtë, jo armiqtë…..

Mllefi dhe urrejtja e kanë zvogëluar aq shumë, sa Tirana është mision i pamundur për çetën e tij. Lufta e tij do jetë vetëm për të fituar Tropojën, madje edhe atje nuk do shkoj vetë për fushatë por do dërgoj Ilir Metën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 08/10/2022 08:34

    Saliu nuk e kandidon dot VETEM per faktin we foltorja nuk njihet ligjerisht, Saliu ligjerisht nuk njihet si kryetar i PD. PRAedhe si foltoreparti ajo nuk mund te futet ne zgjedhje DHE cdo propozim I saliut mbetet nul. VETEM nese shkrihet ne partine e lirise. Po' Metà do e pranoje ta propozoj e si kandidat? Jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë