Pse e mbyllën brenda Lulzim Bashën?

Pse e mbyllën brenda Lulzim Bashën?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Nuk është pandemia e koronavirusit që e ka detyruar Lulzim Bashën të mbyllet në seli dhe të organizojë prej aty, konferencat e gjata të shtypit, ku nga mbrapa maskës lëshohet në akuza për qeverinë e Edi Ramës, që fillojnë nga pandemia dhe përfundojnë tek ekonomia.

Burime të besueshme nga brenda selisë së Partisë Demokratike, zbulojnë se shkak për mbylljen e kryetarit të PD brenda selisë, dhe prapa tavolinës së vogël ku ulet vetë dhe ku ul dhe gazetarët, është dështimi i versionit të parë të strategjisë së komunikimit, që ishte dalja nëpër qytet dhe takimi me qytetarë. Lulzim Basha shënoi një seri të njëpasnjëshme dështimesh në atë strategji, sipas ekspertëve të komunikimit të PD-së, dhe për të minimizuar dëmet, u mor vendimi që kryetari i PD të futej brenda. Gjithçka nisi me daljet e kryetarit të PD rrugëve të qytetit, ku gjoja rastësisht takonte një grua të moshuar (mitingashe e flaktë e PD-së), të cilës i mbante në duar qeskën me një kile domate. Ishte shumë e stisur kjo, sipas ekspertëve të pajtuar nga Basha, sidomos po të mendosh që kryetari i PD banon në një vilë të kushtueshme jashtë Tiranës, lëviz me një makinë të kushtueshme, dhe zor se mund të ndeshë rastësisht në tregun e fruta perimeve me një zonjë që blen një kg domate. Pas videos ku Basha, live në Facebook, përpiqej të fshihte me kokë një qytetar të zakonshëm, estrada vazhdoi me Kryetarin e Partisë Demokratike, që takonte qytetarë dhe i pyeste për taksat. Edhe këtu ishte një dështim, madje pa dalë as nga dera e SHQUP-it. U bë virale në rrjet video, ku Basha pyeste një taksist: Sa të kanë rënduar taksat e qeverisë, dhe ai i përgjigjej: Në fakt, taksat nuk na rëndojnë sepse na janë zeruar.

Pas këtyre dështimeve dhe duke parë që imazhi i kryetarit të opozitës që qan hallet e popullit nuk po ngjiste – sidomos pas daljes edhe të fakteve mbi shtimin e 4 vilave gjatë këtij viti – më në fund u mor vendimi: Lulzim Basha duhej mbyllur brenda në seli, dhe prej aty të sulmonte qeverinë. Por, nëse ekspertët e komunikimit që paguan Basha, do ta kishin ditur se numri i gafave në konferencat prapa tavolinës së vogël do të ishte shumë më i lartë se sa ai i shëtitjeve nëpër qytet, me siguri do të kishin vazhduar me strategjinë e parë. Të paktën për të minimizuar dëmet. Basha ka qenë pothuaj përditë personazh në instagramin e Kryeministrit Rama, pikërisht për shkak të gafave aritmetikore dhe jo vetëm, një sëmundje e cila dalëngadalë u përhap edhe tek çdo eksponent demokrat që ka dalë publikisht gjatë kësaj kohe. Po nga burimet brenda selisë, mësohet se ekspertët ende nuk e konsiderojnë kryetarin e PD një rast pa shpresë dhe janë duke menduar për strategjinë e radhës, që t’ia përshtasin tipologjisë së politikanit që është Lulzim Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 01/11/2020 18:09

    Fli Lulush fli gjumi te ben mire te rrit he se ngele Gjino

    Përgjigju
  • Akrepi: 01/11/2020 12:32

    Faktikisht , duke par ekonomine ne gjendie te keqe , e provuar kjo , ne rroga , ne pensione dhe ndihmen sociale , fare te pa perfillsheme , si dhe ne hapien e vendeve te punes , apo ne ivestimet e brendeshme dhe te jashtme , te munguara pothuajse teresisht , si dhe nga ana tjeter , rrezikun e pandemise dhe perpiekiet per nje administrim me te mire , nga shendetesia , dhe institucionet e shtetit . Z Kajsiu thot :Z Basha rri ne hye dhe fillon me pandemine dhe mbaron me ekonomine , faktikisht , duhet ta fillonte me ekonomine e me radhe . Z Kajsiu ka te drejte , kur thot se , Z Basha diskuton per gjera te vogela dhe harron , hallet e medha te popullit . Pale qe shkon burri i botes ne pazar , verdalliset , posht e perpiet , dhe blen ca perime , megjithse banon ne nje pallat lluksoz , si dhe udheton me nje makine ekstra , a i ka hie trasta me perime , burrit te shtetit !?. Keshtu dhe Z Kajsiu , duke par se Z Basha nukse e bente mire propaganten , duke bredhur rrugeve , posht e perpiet , ka vendos dhe e ka mbillur brenda ; se ndoshta keshtu e sulmon me efektivitet , punet e pa kryera te pushtetit . Por me e keqia eshte , sipas z Kajsiu se z Basha , por edhe gjithe PD-istet , po bejne gafa ne arithmetike , kjo nuk mund te tolerohet ; duhet te mbame qendrim , gjithe politika , por edhe populli , qe keta lajthites te arithmetikes , te vihen para pergjegjesise . S'ka pushtet per keta mosmirnjohes te arithmetikes ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë