Pse është i pamundur votimi më shumë se një herë në qendrat ku nuk funksion identifikimi elektronik dhe fshihet boja në gisht, të gjitha garancitë dhe pasojat

Pse është i pamundur votimi më shumë se një herë në qendrat ku nuk funksion identifikimi elektronik dhe fshihet boja në gisht, të gjitha garancitë dhe pasojat

Dy problematika kanë karakterizuar sot procesin e votimit për drejtimin e 61 njësive vendore: Mosfunksionimi i pajisjeve të identifikimit elektronik në 502 qendra votimi, rreth 10 % të qendrave në total, si dhe fshirja e bojës matrikuluese në gisht, në disa qendra votimi. Në 502 qendrat e votimit, ku dështoi identifikimi elektronik, procesi i votimit ka vijuar me listën e printuar të votuesve, pra në formën tradicionale. Ka pretendime nga përfaqësues të Partisë Socialiste se në këto qendra ka pasur kthim mbrapsht të votuesve. Por, si dështimi i identifikimit elektronik, ashtu edhe fshirja e bojës në gisht, nuk mundëson votimin më shumë se sa një herë, që përbën vepër penale.

Që një zgjedhës të votojë më shumë se sa një herë, në qendrat ku nuk funksion identifikimi elektronik dhe kur i fshihet boja në gisht, duhet që t’a ketë emrin në më shumë se sa në një listë të printuar, listë e cila qëndron në tavolinën e anëtarëve të qendrës së votimit, gjë që është rast i radhë, gati e pamundur. Emri në më shumë se një qendër votimi, duhet të kombinohet edhe me fshirjen e bojës në gisht. Nëse bëhet ky kombinim, një zgjedhës, nuk mund të votojë pa firmosur në kuadratin, ku ndodhet emri i tij në listën e votuesve.

Për të votuar pa firmosur në listën përbri emrit, duhet që të gjithë anëtarët e votimit të bien dakord. Dy kampet kryesore politike kanë përfaqësuesit e tyre në qendrat e votimit. Edhe sikur anëtarët e qendrës të votimit të bien dakord për të shkelur ligjin zgjedhor, në qendrat e votimit ka vëzhgues. Gjithashtu, jashtë qendrave të votimit, partitë politike kryesore kanë përfaqësuesit e tyre. Praktikisht votimi më shumë se sa dy herë është tejet i vështirë, pasi votimi më shumë se sa dy herë, krijon mospërputhje mes fletëve të votimit të përdoruara, fletëve të votimit të pa përdorura për votim si dhe numrit të zgjedhësve që kanë votuar, duke firmosur.

Përpos të gjitha këtyre garancive, palët politike, për shkak të mosbesimit ekstrem, kanë vendosur edhe një garanci shtesë, që është hapje e kutive të votimit dhe verifikimi i materialeve zgjedhore, kur ka dyshime. Pas luftës së opozitës në vitin 2009 për të hapur kutitë e votimit, kërkesë që refuzohej nga Sali Berisha, në atë kohë në pushtet, si dhe pas hapjes së kutive të votimit pa ligj nga Sali Berisha në vitin 2011, në Tiranë, për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën pasi kishte humbur nga numërimi i rregullt përballë Edi Ramës, në Kod Zgjedhor është parashikuar hapja e kutive të votimit.

Këqyrja e materialit zgjedhor, duke hapur kutitë e votimit, për llogari të hetimit të shkeljeve të pretenduara, parashikohet në nenin 138 të Kodit Zgjedhor. Këqyrja e materialit zgjedhor bëhet në prani të palëve dhe publikut. Nëse gjatë verifikimit, rezultojnë shkelje, KQZ referon përgjegjësit në prokurori. KQZ-ja ndryshon gjithashtu tabelën e rezultatit në kutinë përkatëse të votimit.

Zgjedhjet përsëriten në qendrën e votimit kur nga shkeljet është deformuar rezultati deri në atë shkallë saqë mund të ketë ndikuar në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore, kur kanë ndodhur fatkeqësi natyrore në përmasa të tilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim ose kur votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se pesë orë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 14/05/2023 15:50

    Te gjitha anomalite jane per faj te qelbesires Celibashi i cili duhet te penalizohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve