Pse është nervoze Karlie Kloss?!
Modelja për herë të parë do të...

Pse është nervoze Karlie Kloss?!<br />Modelja për herë të parë do të...
Karlie Kloss ndryshe nga modelet e tjera, nuk mjaftohet vetëm me këmbët e gjata dhe fizikun e hollë për të ndërtuar karrierën e saj si modele. Bukuroshja e Victoria's Secret ka postuar ditën e djeshme një foto në Instagram ku shprehte 'ethet' e ditës së parë të shkollës.

"Nuk kam qenë kaq e emocionuar prej vitesh",- tha 23-vjeçarja që do të nisë studimet në shkollën Gallatin në Universitetin e Nju Jork-ut.

Në një intervistë për revistën Self një muaj më parë, Kloss rrëfeu se viti që e priste përpara do të ishte shumë i ngjeshur, ndërsa me emocion pranoi se nuk ka bërë detyra shkolle prej shumë vitesh.

Më pas vijoi duke thënë se nuk donte të priste sa të mbushte 30 vjeç për të bërë gjërat që i pëlqenin. "Unë synoj të studioj për gjëra që jam me të vërtetë kurioze,-tha ajo-, dua të studioj shkenca kompjuterike, psikologji dhe më mahnit hapsira. Dua të studioj edhe histori arti".

Shpresojmë që Karlie t'i qëndrojë të njëjtit mendim edhe pasi të mbarojë vitin e parë në universitet.
karlie kloss
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës