Leonardo DiCaprio ka qenë një fëmijë i adhurueshëm. Dhe nëse ndonjë nga ju ka kundërshtime për këtë atëherë diçka nuk shkon me ju. Një faqe në Facebook që tregon historinë nëpërmjet fotografive, publikoi së fundmi një foto të fituesit të çmimit Oscar me prindërit e tij, George DiCaprio dhe Irmelin Indenbirken.
Fotoja e shkrepur në vitin 1976-të ka shkaktuar debat dhe komentuesit kanë vetëm një problem që i ‘shqetëson’. Sqetullat e padepiluara të mamasë së DiCaprio-s. Në foto shfaqet Leo i vogël, i mbështetur në shpatullat e dy prindërve të tij, të gjithë shumë të lumtur.
Por njerëzit në vend të fokusohen tek harmonia familjare që përçon fotografia, kanë filluar të komentojnë dhe sulmojnë higjienën e Indenbirken, e si rrjedhojë edhe paraqitjen e saj, duke e konsideruar ‘të neveritshme’.
E çuditshme sa shpejt harrojnë njerëzit që femrat e kanë patur dhe e kanë ende të drejtën për të vendosur nëse duan të depilohen ose jo. Dhe kjo nuk lidhet me çështje higjiene, është çështje preferencash.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com