Pse gjaku i këtij burri ndihmoi miliona fëmijë?

Pse gjaku i këtij burri ndihmoi miliona fëmijë?

Një burrë në Australi ka ndihmuar më shumë se 2 milionë fëmijë duke dhuruar gjakun e tij, nga i cili krijohet një medikament që parandalon problemet tek të porsalindurit. Po përse është ky gjak kaq i veçantë dhe si funksionon medikamenti tek fëmijët? Burri 81 vjeçar, James Harrison ka dhuruar gjak për 60 vite dhe ka realizuar dhurimin e tij të fundit në 11 maj. Disa herë e thërrasin “njeriu me krah të artë” dhe ka dhuruar gjak 1100 herë dhe vlerësohet se dhurimet e tij kanë shpëtuar jetë të 2.4 milionë fëmijëve në total.

Gjaku i Harrisonit përmban një antitrup të rrallë që përdoret për të prodhuar një medikament të quajtur anti-D imunoglobulinë e njohur ndryshe si Rh imunoglobulina. Ky medikament u jepet nënave që janë në risk për atë që quhet mospërputhja Rh(rezusit) me të fetusit, çka do të thotë se sistemi imunitar i nënave mund të sulmojë dhe të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit. Kjo çon në probleme serioze për të sapolindurin, dëmtime në tru, verdhëz. Gjithsesi trajtimi me Rh imunoglobulinë që bëhet nga plazma e gjakut të dhuruar nga Harrison mund të parandalojë këto komplikacione.

Si funksionon?
Keni dëgjuar për llojin e gjakut pozitiv ose negativ. Kjo i referohet një proteine të quajtur “Rh Factor” në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Kur njerëzit kanë këtë proteinë ata quhen Rh pozitiv dhe kur ajo mungon ata quhen Rh negativë. Për pjesën më të madhe të njerëzve fakti që janë rezus negativ ose pozitivë nuk përbën asnjë ndryshim në jetën e tyre. Por tek gratë shtatzëna shfaq problem, nëse nëna është rezus negativ dhe fetusi rezus pozitiv.

Qelizat e kuqe të fetusit qarkullojnë në rrjedhën e gjakut të nënës dhe sistemi imuntar i nënës i sheh qelizat rezus positiv si të huaja dhe krijon antitrupa kundër tyre. Këta antitrupa e kapërcejnë plaçentën dhe dëmtojnë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit duke krijuar mospërputhjen e rezusit që është një nga shkaqet e sëmundjeve dhe vdekshmërisë tek të porsalindurit. Për të parandaluar këtë problem mospërputhshmërie, mjekët fillimisht analizojnë gjakun në fillim të shtatzanisë ose gjatë saj.

Nëse nëna është Rh negativ asaj i jepet Rh imunoglobulinë. Në SHBA rreth 15% e popullsisë është rezus negativ. Gratë e marrin këtë medikament, kur ato janë 28 javëshe shtatzana si dhe 72 orë, pasi kanë lindur fëmijën rezus pozitv. Një dozë imunoglobuline mund të nevojitet pas një procedure invasive si amniocenteza, apo edhe në tremujorin e parë pas një aborti. Saktësisht sesi funksionon Rh imunoglobulina për të parandaluar komplikacionet nga mospërputhja e rezusit nuk është shumë e qartë, por shkencëtarët mendojnë që antitrupat mbulojnë sipërfaqen e qelizave të gjakut të fetusit Rh pozitiv në qarkullimin e gjakut të nënës dhe parandalojnë sistemin imunitar të nënës t’i shohë ata.

Në Australi Rh imunoglobulina prodhohet nga vetëm 200 dhurues gjaku, sipas Kryqit të Kuq Australian. Harrisoni ka të ngjarë ta ketë zhvilluar antitrupin, kur iu nënshtrua një transfuzioni të madh gjaku në moshën 14 vjeçare. Pas atij transfuzioni sistemi i tij rriti përqendrimin e antitrupave kundër qelizave me rezus pozitiv që nuk ka trajtuar Harrison. Kjo do të thotë se vetë ai është rezus negativ. Harrison nuk do të dhurojë më gjak, sepse ka arritur moshën kufi për dhurues në Australi. / bota.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi