“Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore?”, propozimi i Macron: Të heqim anglishten nga BE-ja, të flasim frëngjisht

“Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore?”, propozimi i Macron: Të heqim anglishten nga BE-ja, të flasim frëngjisht

Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, duket se do ta kthejë në faktor gjuhën frënge brenda BE-së. Macron dëshiron ta zëvendësojë anglishten me frëngjishten, duke e kthyer si gjuhë zyrtare të institucioneve europiane, (siç ka qenë para se Britania të bëhej pjesë e BE-së në 1973).

Wall Street Journal i ka dedikuar një shkrim propozimit të Macron dhe deklaratave të tij në ditën e “Frankofonisë”, një festë për gjuhën frënge në më shumë se 70 vende.

“Dominimi është i pashmangshëm”,-tha Macron.

Zbritja nga froni e anglishtes është sërish e vështirë, pasi anglishtja është gjuha kryesore në BE.

Për vite me radhë, frëngjishtja ishte gjuha kryesore e diplomacisë europiane, dhe Macron do ta rikthejë në kohën e shkëlqimit.

Macron kërkon të vendosë disa rregulla, ta vendosë gjuhën frënge nëpër shkollat e BE-së si edhe t’i japë rëndësi frëngjishtes në institucione.

Macron është i njohur për “situatën” me ambasadorin në BE, Philippe Leglise Costa, i cili u largua nga një takim në muajin prill, vetëm sepse gjuha në diskutim ishte në anglisht.

Macron ka një tjetër aleat brenda unionit që mbështet propozimin e Macron për të zëvendësuar frëngjishten. Është Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i cili u shpreh pak kohë më parë se frëngjishtja nuk është pas anglishtes.

“Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore ndaj asaj të Volterit?”-tha Juncker.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Voila: 17/06/2018 12:06

    Te vihet Esperanto Si gjuh e komunitet Europian edhe ne kemi Nje fjale aty Lamtumire.

    Përgjigju
  • Labi: 17/06/2018 10:48

    T drejt ka t flitet frengjisht gjua e par n evrop

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?