Ilir Meta duhej hequr me kohë nga zyra e presidentit, pasi ai tashmë nuk është më presidenti i shqiptarëve, por presidenti i LSI-PD, që bën thirrje për përmbysje e revolucion, nga zyra e kryetarit të shtetit.
“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill”, shkruan sot ai.
Vetëm kjo fjali, që mediat e japin si një lajm normal, jo si një skandal presidencial, do të mjaftonte që presidenti të shkarkohej urgjentisht.
Por, socialistët tashmë janë tërhequr nga nisma për shkarkimin e tij dhe po e “përdorin” Metën për fushatë, me idenë se sa më shumë ai të flasë kundër tyre, aq më shumë i prish punë opozitës para shqiptarëve.
Kjo, për faktin se, për shumë njerëz, Ilir Meta është sinonimi i korrupsionit dhe së keqes në këtë vend.
Dhe fakti që ai del e flet pastaj për përmbysje, me qëllim që në pushtet të vijë gruaja e tij me Lulzim Bashën, natyrisht që është në favor të socialistëve.
Por ky nuk mund të jetë justifikim, për të banalizuar institucionin e presidentit, duke lënë aty një njeri qesharak, që nga mëngjesi në darkë mendon si të rrëzojë qeverinë, a thua është kryetari i opozitës, dhe jo presidenti i shqiptarëve.
Se ata që ai thotë duhen përmbysur, e kanë votuar për president, ndaj më shumë se këdo, në atë zyrë ai përfaqëson socialistët, jo dmeokratët e lësëistët.
Thirrjet e Ilir Metës për përmbysje natyrisht që do të vazhdojnë dhe me afrimin e datës së zgjedhjeve, ai do të bëhet edhe më agresiv.
Madje më 26 prill, nëse PS fiton sërish zgjedhjet, siç dhe janë gjasat, Ilir Meta do të jetë “revolucionari” i parë që do nisë revolucionin e radhës.
Se kështu thonë lartë e poshtë, që këtë radhë o fitojnë ata, o bëhet nami!/ Gazeta "Tema"
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
Inteligjenca e likes nuk e ka vendin ne presidence po ne burg deri ne frymen e fundit te jetes ai dhe te gjithe ata qe shkaterruan Shqiperine dhe e ben popullin te endacaket neper bote. Por kur je injorante kete do te kerkosh per te mbrojtur ato qe ke vjedhur. Po ai dhe politikanet e tjeret qe e kane cuar vendin ne kete pike duhet te terhiqen te gjalle dhe jo si njehere prej busti. Rrofte Shqiperia e lire nga gjithe keta pseudo politikan qe akoma duan te pasurohen me djersen dhe punen e te varferve, rrofte Shqiperia e 25 Prillit dhe besoj sé do te jete nje fitore e gjithe Shqiptareve
Përgjigju