Pse kemi bestytni SHQIPTARE për Vitin e Ri?! Rrëfehen Doreada Mio, moderatore nga Klinika 24 dhe Albana Mançja, shefe kuzhine në 'Rreze Dielli'

Të ftuara në natën e ndërrimit të viteve në Report Tv: Doreada Mio Moderatore nga Klinika 24 dhe Albana Mançja, Shefe Kuzhine në 'Rreze Dielli'.

Çfarë thonë dhe mendojnë dy të ftuarat në lidhje me Vitin e Ri dhe festimet për të, në një rrëfim për Esencë.

Albana: Përpara viteve 90 Babagjyshi nuk ishte magjik.

Doreada: Unë jam mësuar se Viti i Ri ishte festa më e rëndësishme. Thjerrëzat dhe kokrrat e shegës për ne janë mbarësi në shtëpi.

Albana: Romsteku, pula me vezë, apo 7-8 gatime ishin traditë e asaj nate të ndryshimit të viteve. Gjeli i detit, herë ka qenë e herë jo, po ashtu edhe pula.

Doreada: Bakllavaja, sallata ruse, majoneza kishin vlerën e tyre.

Albana: Fëmijet çanin arrat, gjyshja na thoshte për të kënduar një këngë që të harronim oreksin. Në emigracion i kishim të gjitha dhe asgjë. Për Krishtlindje të gjithë janë bashkë jashtë, Viti i Ri më pak. Fëmijëria ime mund të ishte e varfër, por ishte e bukur.

Doreada: Rëndësi ka sa mirë ke qenë në fëmijëri që të mbash mend për mirë. Ishte koha kur bënim shumë vizita, kush te vinte u shkoje. Çdo gjë duhet të ishte e paster ekstrem.

Doreada, Albana: Vetem Koncerti i datës 1 Janar nuk ka ndryshuar.

Doreada: Kur ka ardhur demokracia, unë nuk e kuptoja se në cilën gjendje ishim, nuk e kuptoja.

Albana: Ajo kohë kishte edukatë. Nëse jam mirë me veten unë festoj mirë. Jepni dashuri, falni dashuri, mbajeni fortë dorën te mosha e tretë. 

Doreada: Do të desha të ndaleshim për të parë njëri tjetrin në sy.


Lajmi kryesor:

Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE


A.Q/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?