Pse Luli e ka të pamundur

Pse Luli e ka të pamundur

Kryedemokrati Lulzim Basha

Sali Berisha ka 31 vjet që konsumon politikë, dhe kjo nuk është pak. Eshtë njeriu “kampion” në ish-vendet socialiste, që hyri dhe nuk pranon të dalë nga politika. Ai ka fituar zgjedhjet e para pluraliste në Marsin e 1992, dhe i humbi në 1997 pas rrebelimit popullor për vjedhjen e parave nga piramidat e ish-ministrave të tij dhe vjedhjes së votave. Bëri opozitë të fortë (sipas mënyrës dhe kohës tij),  dhe erdhi sërish në pushtet (falë një marrëveshje me “armikun” e tij).

E mbajti 8 vjet të tjera pushtetin, duke njollosur dhe damkosur lirinë, demokracinë dhe mendimin pluralis, derisa iku me votën e mbi 1 milion shqiptarëve në 2013. Ishte fitore e madhe në fakt, ikja e tij nga politika. Por ja që, e paskësh patur false deklaratën e dorëheqjes. Ai ka qenë në PD gjithë kohën. Ai nuk lëvizte nga zyra, nga përgjuesit e tij, për të mbajtur nën “hijen” e tij pasuesin e përzgjedhur politik, Lulzim Basha. Prej 2013 deri sot, Partia Demokratike ka njohur vetëm humbje elektorale. Dhe kjo padyshim sot i faturohet Bashës.

Ish-kryetari dhe berishistët akuzojnë Lulin “për humbës serial”, duke harruar  në fakt se ka një humbës real politika shqiptare, Sali Berisha. Gjithmonë duke mos i mohuar “meritat” edhe Lulzim Bashës. Në vitin 1992 Berisha erdhi në pushtet me një rezultat zgjedhor mahnitës, që tregonte urrejtjen e popullit ndaj diktaturës, kur PS-ja e asaj kohe, mori vetëm 38 vende në Parlament. Por pas kësaj periudhe,  Sali Berishën  e ka ndjekur “hija” e humbjes, paçka se gjithë jeta e tij në politikë, ka qenë pazarllëk. Por pavarsisht këtyre, ai sot vazhdon të lëvrijë në politikë.Ka krijuar Foltoren, Grupin e Rithemelimit, ka gjetur aleanca zgjedhore, dhe ka shumë gjasa, të  kapë ndonjë bashki, pasi deri sot Basha nuk ka mundur të mposhtë ndikimin e tij në bazë.

Kujtojmë se, në 2013-a, Berisha pësoi humbjen më spaktakolare në historinë e demokracisë shqiptare, megjithatë, nuk iku nga politika, edhe pse deklaroi “largimin pa kthim”. Në fakt edhe pas asaj, ai ruajti  vendin në Parlament,  dhe  vazhdoi  të jetë aktiv në media, megjithëse kjo e dëmtonte rëndë  emrin dhe pozicionin e Bashës. Personalisht mendoj se, Lulzim Basha ka peshën e tij në humbjet elektorale  të Partisë Demokratike, dhe duhej të ishte larguar. Por ja që, ka disa momente kur njeriu sikur “zgjohet” nga përgjumja dhe nis të kërkojë të drejtat e mohuara.Deri në 9 Shtator, këto të “drejta”, duket sikur ja kishte “mohuar” Berisha.

Por tani që ai nuk është më pjesë e selisë blu, përse Luli nuk “ecën vetë”, kush e pengon, kush ja mohon, aq më tepër që partinë e ka bërë siç ka dashur ? Deri para 6 muajsh deklaronte se “Berisha më dublonte, më urdhëronte, më çensuronte”, ndërkohë që nuk kemi parë asgjë ndryshe deri sot, pas përjashtimit  të tij. Baza e Partisë Demokratike, mbetet e dyzuar, dhe Luli do ta ketë shumë të vështirë ta ribashkojë dhe riafrojë rreth vehtes. Lulzim Basha, edhe pse përpiqet sot të jetë ai “lideri” i opozitës, sërish duhet thënë se, e rëndon shumë damka  si “humbës serial” në PD.

Në 8 vjet si kryetar de jure i asaj partie, ai ka prodhuar aq shumë tensione, zhgënjime, ndarje , përjashtime, sa një pjesë e madhe e elektoratit të djathtë ka zgjedhur të mos  ta votojë më. Dhe kjo në fakt pritej. Me mënyrën se si prodhon politikë Lulzim Basha sot, ai prezantohet më tepër si arrogant, me gjuhën e fyerjeve (si Berisha) duke humbur kohën me   akuza personale ndaj ish-kryetarit, duke reflektuar mangësi në kulturën politike.  Në 8 vjet e ca, Lulzim Basha, shkarkoi dhe përjashtoi aq shumë nga partia, aq sa ai nuk mund të jetë më kurrë më një faktor bashkues  i  demokratëve, aq më tepër i të djathtës shqiptare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdi: 07/02/2022 21:33

    Sakte Luli duhej te kishte ikur me kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025