‘Pse më zure vendin e parkimit’ arrestohet 36-vjeçari nga Berati pasi kërcënon me sëpatë një person

‘Pse më zure vendin e parkimit’ arrestohet 36-vjeçari nga Berati pasi kërcënon me sëpatë një person

Foto ilustruese

Përshkallëzimi i një konflikti është parandaluar nga policia e Beratit.

Armando Fetahu është arrestuar pasi ka kanosur me sëpatë pas një konflikti të çastit shtetasin A.P, 39-vjeç.

Konflikti bëjnë me dije burime për Report Tv, ka ndodhur për parkimin. Mësohet se 36-vjeçari Fetahu, i ka thënë 39-vjeçarit ‘Pse më zure vendin e parkimit, këtu banoj unë dhe më takon mua vendi’.

'36-vjeçari u kap në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sëpatë), A. P., 39 vjeç. Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sëpatë), me të cilin u krye kanosja.’- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju ​​gjuajmë dhe do t’ju ​​kapim

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju ​​gjuajmë dhe do t’ju ​​kapim