Astrofizikanti Erald Buneci thotë se pasojat në ndryshimet klimatike vijnë për shkak të ngrohjes globale.

Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Buneci u shpreh se pjesa kryesore është shkaktuar nga njeriu, si pasojë e gazeve karbonike që nxjerr nga atmosfera.

“Këto janë pasoja nga ndryshimi i klimës. Moti është lokal, kurse klima e përgjithshme. Secila zonë e tokës ka klimën e vet. Nëse ndikon në shkallë të madhe siç ka ndikuar njeriu me teknologjinë e re, në 200 vitet e fundit, do ndikojë te klima dhe toka do çekuilibrohet. Këto janë problemet e ngrohjes globale. Siç kanë thënë shkencëtarët, kohë përpara, që do ketë të tilla probleme. Këto probleme kanë nisur, ndoshta do bëhen edhe më të fuqishme. 90% janë nga ngrohjet globale. Ndryshon komplet klima. Zakonisht janë në Florida uraganet, ciklonet, marr rastin ekstrem, mund të shkojnë në Indonezi. Edhe thatësirat mund të shkojnë në zona të tjera. Këto janë probleme të parashikuara nga shkencëtarët. Pjesa kryesore është nga njeriu, nga gazet karbonike që po nxjerr nga atmosfera, me shumicë.", theksoi ai.

Buneci deklaroi se ka interes në rritje nga nxënësit, për të mësuar rreth astrofizikës.

"Unë bëj kurse, jap edhe mësim në shkollën fillore dhe të mesme. Kam filluar me disa nxënës, vazhdoj me këtë profesion, nuk ndahem dot kollaj. Interesohen prindërit që kanë regjistruar fëmijët në këto kurse, kam bërë edhe kurse për astrofizikë, janë futur shumë nxënës. Ka një rritje të interesit të prindërve për t'i sjellë fëmijët. E veçanta është si kemi ardhur. Unë kam teorinë time, bota është shkak dhe pasojë. Po të ecim mbrapa në kohë, në shkaqe dhe pasoja pafundësisht të vogla. Ky është fillimi teorik si ka filluar çdo gjë. Universi është i pafundëm në të gjitha drejtimet. Tani, si vijnë ngjarjet, si ndodhën. Si nisi? Ky është kërkimi i të gjithë shkencëtarëve. Këto janë misteret e natyrës që janë gjysmë të zbuluara, apo të pazbuluara.", nënvizoi Buneci.

Sipas tij, në pak dekada njerëzit mund të zbresin në planetin Mars.

"Marsi është një planetët e mundshme ku njeriu mund të hedhë hapat e parë jashtë Tokës. Hëna dhe Marsi, këto të dyja janë. Marsi ka më shumë atmosferë se Hëna, është pak më i madh. Hëna dhe Marsi, janë hapat e parë që njeriu do shkojë jashtë Tokës. Njerëzit mund të banojnë në të ardhmen. Varet nga teknologjia jonë, në 100 vite në të ardhmen, Marsin do kemi gjë normale. Nuk do bëjë më lajm e shkuara në Mars apo Hënë, pas 100 vitesh. Do jetë normale. Për 30 vjet, brezi jonë do e shijojë zbritjen në Mars, ashtu siç kanë shijuar njerëzit zbritjen e parë në Hënë. Këto janë hapat e parë. Pak dekada, ne do zbresim në Mars.", përfundoi ai.