'Pse nuk e bletë Euro2024?' Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza: Fitoi kush pagoi më shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë shpjegimin se përse RTSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit, "Euro2024".

Në raportimin në Komisionin e Medias dhe Edukimit, Peza tha se RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot, pasi të tjerë kishin dhënë ofertë më të lartë. 

Ishte deputeti i PD, Lefter Gështenja që e pyeti Pezën se përse nuk transmeton ndeshjet e evropianit, duke e cilësuar të turpshme.

“Është e turpshme që qytetarët shqiptarë nuk mund të shohin kombëtaren e tyre në televizionin Publik RTSH, për të cilin paguajnë taksa, por ia keni shitur një privati. Ndërsa vetë shpenzoni mijëra euro për ta parë ndeshjen në Gjermani”, tha Gështenja.

"Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese.

Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit "free", e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin "free", shprehet Peza. 

Të drejtën për transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit, "Euro2024" e ka televizioni Klan. 

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selami Jenishehri: 25/06/2024 22:25

    Refuzuat trajnerin ish keshtar i trajnerit te ekkpit kombtar edhe pse qene dakort qe me 14 ishte i ftuar ne Emisionin e ores 23 dhe e lajmeruat me 14 .6.2024, kur moret vesht se ai thote se nuk je njeriu i duhur si Drejtor i RTSH

    Përgjigju
  • asolingo: 25/06/2024 06:21

    A thame jemi ne epoken e zallit eh,kjo nuk ndodh ne asnje shtet te botes.

    Përgjigju
  • sportisti: 24/06/2024 22:10

    te pakten ndeshjen e kombetares ta jepnin falas. kush do sport live nga europa le te paguaje paketat

    Përgjigju
    • Besim Dema: 25/06/2024 18:07

      Mirè se fala nuk japin gjè l’età kriminela,POR te paktěn neve emigrante e qe e paguajme paketên digital sa frangi pulen,perse na bllokojne sapo ndeshja fillon.??

  • Maks: 24/06/2024 21:14

    Ne te gjith boten ndeshjet e kombetares jepen nga kanale shteterore Ju skemi te drejt tna merrni taks per TV I bej thirrje te gjith popullit te mos paguaj taksen e TV

    Përgjigju
  • Manahasa: 24/06/2024 20:54

    Freçe te presim ne peqin per binjakezimin e egnatias vllai. kemi mar dhe shampanj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe diabetit, si ta parandaloni

Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe diabetit, si ta parandaloni