"Pse nuk marrim bonus si infermierët dhe mjekët?" Ministrja Besa Shahini i përgjigjet mësuesve

Përmes një video-mesazhi, Ministra Besa Shahini ka adresuar disa prej pyetjeve më të shpeshta të ngritura nga mësuesit kohët e fundit.

Një prej tyre ishte edhe ajo e pagesës së sigurimeve shoqërore për mësuesit praktikantë, por që punojnë edhe në një punë tjetër.

"Praktikantët që kanë një shqetësim të tillë duhet të kalojnë pranë zyrave arsimore për të marrë vërtetimin e sigurimeve shoqërore të cilat iu paguhen, të cilat nuk janë sigurime shoqërore të një të punësuari, por për stazhin që po kryejnë nëpër shkolla. Me këtë lloj vërtetimi, ju mund të përfitoni edhe pagën e luftës në vendin ku jeni të punësuar në sektorin privat”, sqaron ajo.

Pyetjes se “pse mësuesit nuk marrin bonuse si infermierët dhe mjekët”, Ministrja Shahini duke theksuar se këtë çështje e ka adresuar edhe më parë, shprehet infermierët dhe mjekët janë në linjën e parë të luftës kundër koronavirusit.

“Infermierët dhe mjekët janë në linjën e parë në front. Ata janë të rrezikuar, shëndeti i tyre është i rrezikuar sepse po punojnë në vatrat e infeksioneve. Ne të tjerët kemi punuar gjatë gjithë kohës, por kemi qenë të sigurt nëpër shtëpitë tona. Pra, nuk është rreziku i njëjtë që të konsiderojmë edhe intensitetin e punës ta kemi patur të njëjtë”.

Ministrja fton të gjithë mësuesit që të tregohen më solidarë për sa kohë mësuesit nuk i kanë humbur pagat e tyre dhe janë me pagë të plotë, teksa gjatë kësaj periudhe të pandemisë ka qytetarë që kanë humbur vendin e punës në sektorin privat dhe po trajtohen me pagë lufte.​

Në video-mesazh, Ministrja Shahini adreson edhe pyetjet se kur do të zhvillohen provimet e kualifikimit dhe kur do të zhvillohet provimet për portalin “Mësues për Shqipërinë:

“Edhe provimet për kualifikimin e mësuesve, edhe provimet për portalin “Mësues për Shqipërinë”, do të zhvillohen në momentin e parë që kemi një dakordësim nga Task-Forca për koronavirusin se mund të mblidhemi nëpër sallat si ato që janë tek Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ku kryhen këto provime. Nuk e kemi ende një vendim të tillë, po presim deri më 11 maj që të shohim nëse kjo hapja e cila ka ndodhur këto 2 javë ka një efekt negativ në përhapjen e koronavirusit. Nëse jo, atëherë do të shohim të marrim leje për të hapur edhe qendrat e provimeve dhe të vijojmë me provimet në vazhdimësi. Unë mendoj që këto provime nuk mund të zhvillohen para qershorit, por kjo është data e parë e mundshme. Por është e mundshme që të bëhen edhe në korrik pasi të mbyllim të gjitha detyrimet që kemi me Maturën Shtetërore. Sido që të jetë, ju njoftojmë në kohë që të keni mundësi të përgatiteni për të gjitha këto provime dhe të jeni në kohë me të gjitha detyrimet që mund të keni në këtë periudhë”, shprehet Ministrja Shahini.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr