Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?

Pse nuk më shantazhon dot matrapazi i pasaportave Ilir Meta?

Presidenti Ilir Meta

Prej disa ditësh jam bërë objekt i një sulmi nën brez nga zyra e Presidentit të Republikës, institucion i cili paguhet me taksat tona për të përfaqësuar unitetin e popullit, por që faktet tregojnë se përfaqëson unitetin e pazareve, korrupsionit, pastrimit të parave, fabrikimit të lajmeve të rreme, diversionit, manipulimit, falsifikimeve, frikës nga një drejtësi e pavarur dhe fatit të LSI-së, e cila po lundron drejt muzgut të saj politik.

Nuk ka dyshime se shkak i tentativës për shantazh është bërë një investigim i pasqyruar në Shqiptarja.com dhe Report.tv mbi prapaskenat e dhënies së nënshtetësive nga Presidenti Ilir Meta, i cili rezulton se, sa herë ka bërë shqiponjën me duar si patriot Faceboku-u dhe pasqyrash, ka shitur të paktën nga 10 shtetësi shqiptare, si ata matrapazët që shesin ora vjedhura tek ‘Dollari’.

Burime të besueshme më thonë se një nënshtetësi është shitur nga 15-50 mijë euro ndërsa ata familjare dhe fisnore deri në 500 mijë euro, por kjo mbetet për t’u provuar.

E faktuar deri tani është se gjatë tre viteve, Ilir Meta ka lëshuar mbi 850 nënshtetësi të veçanta dhe në shmangie të ligjit, nga të cilat 419 për llogari të bllokut të tij, nën kamuflimin e interesit kombëtar, dashurisë për atdheun dhe pendëve të shqiponjës.

Për t’i paraprirë mbrojtjes së pazarit, në thesin e vrasësve të pesfishtë, vrasësve të fëmijëve, këngëtarëve tallava, mashtruesve, falsifikatorëve, pijanecëve ordinerë, ikonave të korrupsionit, rrugaçëve etj., të cilëve u ka dhënë shtetësinë si asete kombëtare, Meta ka futur edhe njerëz të nderuar dhe të shquar si Kim Mehmeti etj.

Historia e skandalit tashmë është e qartë, bashkë me shkeljet e shumfishta.

Për shkak të këtij investigimi, objekt i këtij sulmi nga Ilir Meta dhe çirakët e tij, janë bërë edhe botuesi Carlo Bollino dhe bashkëshortja e tij, Alba Malltezi, në vlerësimin tim ndër gazetarët më profesionistë dhe seriozë që kam njohur.

Sulmi është orkestruar duke mbledhur copy pase në internet shfipje dhe trillime të vjetra të Sali Berishës, i certifikuar si shkolla dhe fabrika më e madhe e mashtrimit, trillimit dhe shpifjes në Ballkan, sot aleat dhe në një front me Ilir Metën kundër normalitetit dhe Perëndimit.

Objekt i llogores presidenciale ishte që në fillim gazetari dhe botuesi Mero Baze, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj Ilir Metës dhe pasqyrimit të aferës me nënshtetësinë.

Ndërkaq, tentativa banale për shantazh ndaj meje bazohet në montimin e disa materialeve të kahershme në internet. Fillimisht, u montuan dy pjesë jashtë kontekstit, për të përçuar një mesazh të rremë. Mbëmë dhe sot pjesët u paraqitën si zbulim i ri, marifete të cilat konfirmojnë se në dorën e kujt batakçinjve ka rënë sot Presidenca!

Po pse, miq, Ilir Meta dhe askush tjetër i sojit të tij nuk më shantazhon dhe trysnon dot mua?!

Së pari, nuk kam asnjë pasuri. Ky profesion nuk të bën kurrë të pasur. (Verifikoni). Pasuria ime e madhe janë librat, njerëzit, natyra. Vetëm ‘magjistari’ Ilir Meta ka bërë pallate dhe vila me dy paga shteti.

Së dyti, zyra e Presidencës, e konsideron krim të kërkuarit punë, që është një nga parimet themelore kushtetuese (neni 49). Megjithatë, bashkëshortja ime, ndonëse me 3 diploma, sot punon në librari (një punë shumë fisnike), pasi administrata është mbushur me lukuninë e militantëve të partive të Ilir Metës dhe shokëve të tij. (Verifikoni).

Së treti, nuk kam asnjë fije interesi me asnjë parti politike, me asnjë klan apo subjekt të OFL.

Si përfundim, sulmi i presidentit Ilir Meta nuk është mesazh për mua, por për gazetarët e tjerë në Shqipëri, që të mos guxojnë të investigojnë rreth veprimtarisë së tij 30-vjeçare, shënjuar nga një mozaik skandalesh të rënda.

Është një mesazh kërcënues edhe për anëtarët e SPAK, që të mos i hapin dosjen e pasurisë, ku ka pastruar miliona euro para të pista.

Është gjithashtu një shmangie për t’ju përgjigjur disa pyetjeve rreth skandalit të nënshtetësive, pyetje të cilat shpresoj t’ja drejtojë një ditë SPAK.

Unë jam gati të bashkëpunoj me SPAK për të nxjerrë në dritë të gjithë perandorinë e korrupsionit me shitjen e nënshtetësive, me protagonist Ilir Metën, matrapazin e pasaportave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çepani .: 28/10/2020 15:25

    Sa për sqarim,ajo Mona e likes ose likorja,si i themi ne këtej nga Çepani nuk jep veglën pa Leka ,jo më ky mender president që nuk jeton dot pa Flori të jap nënshtetësi pa euro,harroni o njërës se mender këta analisti gazetarët e kazanit,e dinë por si gjithnjë,por për këta e vërtet është vetëm çka thotë likja e Sala,bile dhe kur këta vrasin e lënë shqiptarët pa varr.

    Përgjigju
  • Luigji: 27/10/2020 19:10

    Qe ka dhene shtetesi ne shkelje te procedurave, duket se qendron. Nuk ka as nevoje per komisione kuvendi por per hetim nga prokuroria. Por per pasaportat? Sikur ia ke fut kot plako! Ato i leshon Ministria e Brendshme. Dhe policia kryen verifikime. Pra edhe mund te mos i leshoje. Ndreqe cike, meqe je kazetar i papare.

    Përgjigju
    • luigi: 28/10/2020 10:24

      KAZETAR..nuk kisha lexuar kurre. KA DHENE NENSHTETESIIIIIIII. ky djale ka bere investigim kurse ti "KAZEP" po i tregon se kush leshon pasaportat. nuk kam cte them me. je nje KOMAR i vertete

  • Korce: 27/10/2020 14:37

    Shume respekt per ju. Shprehni mendimet e te gjithe qytetareve te kulturuar qe duan te gjejne menyren per tu cliruar nga keto qelbesira qe e perdorin shtetin per perfitime personale. Dita kur meta dhe berisha do futen ne burg duhet te shpallet feste kombetare. Per fat te keq ne gjithe keto vite kane krijuar ushtri militantesh te verber ne te gjitha hallkat shteterore qe pengojne denimin e tyre. Zoti te dhente shendet z Doci.

    Përgjigju
  • Populli: 26/10/2020 17:30

    O Cubi! A ka shanc qe Shkullaku Çim Majmun Peka,Fahri spiuni,Bejtja, Rakipkari,Fevziu,Bushati,Eni Vasili,e shum te tjere te dali dhe te protestojne kundra ketij hajduti nuk ka shans! Se keto e shum si keto jane byth lepirsat e ketij hajduti,dhe servilet e kriminelit Berisha o Cub djali.

    Përgjigju
  • Haha: 26/10/2020 16:35

    Metmuti te ha mune

    Përgjigju
  • Tasho: 26/10/2020 13:56

    U pa puna e komisioneve hetimore, te gjithe shoke jane se ato e zgjodhen presidentin. Duhet te hetoje SPAK dhe BKH. Te pakten nje here ne historine e vendit te denohet nje politikan.

    Përgjigju
    • life: 26/10/2020 18:19

      PO ATO TE SPAKUT NUK JAN NJEREZ DHE SHOKET E TYRE:mir qe nu keni cfar beni se nuk ju pyt njeri por mos bini viktime te partive politike dhe gjyqesorit shqiptar qe ka nderruar emrin ne SPAK per tju genjyer dhe 30-vjet te tjera deri sa te gjejn perseri nje emer tjeter .....dhe perseri 30-vjet....

  • Cubi: 26/10/2020 13:54

    E para punes mos e rr*** fare per legenin se ska cfar te ben. Ju jeni portali me i besur. E dyta unioni i gazetareve duhet te protestoj cdo dite deri sa qeni i zgjebosur te jap doreheqjen e ta ler ate vend se na nxorri bojen. Nuk krahasohet as me nivelin nishani maskarai. Ky legen ska nevoj te bej shantazh por te tregoj respekt per pozicionin qe mban padrejtesisht dhe ta coj ne gjykat,po te jen fak news ta jap gjykata verdiktin. Por i ben keto se Jan 100% te verteta.

    Përgjigju
  • Cecoja ka Bicak: 26/10/2020 13:04

    Ceco ka Bicak, Sateliti qe rrotullohet rreth botes e paska leshuar sinjalin deri aty ku nuk ja pret mendja asnjeriut. Se shpejti do te dalin ne drite fakte te reja qe keto nenshtetesi Ai i ka shitur shitur.

    Përgjigju
    • Cecua me bixhak( i verteti): 26/10/2020 14:26

      Meta duhet te ripet i gjalle me bixhak dhe ne trup ti hidhet kripe detit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë