I pyetur nga Helidon Bushati se përse nuk u kontaktua një kompani me shumë eksperiencë për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve, Rama tha se ka patur disa komunikime, por çmimi i kërkuar nga ata do të ishte i papërballueshëm për shqiptarët.
Bushati: Ju si person sensibël për të sjellë risira në Shqipëri keni bërë edhe udhëtime, keni shkuar ën Dubai për të gjetur emarin, si ka mundësi që për këtë proces kaq të rëndësishëm, për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e plehrave, si nuk shkuat në një vend në botë ku incenerimi ka historik dhe të kontaktonit me një kompani me shumë eksperiencë në Shqipëri?
Rama: Unë nuk kam shkuar në Dubai për të gjetur emar grupin. Unë përfaqësuesin e këtij grupi jam prezantuar nga princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara dhe i gjithë projekti i madh i Portit të Durrësit është një angazhim që pa urdhrin e Princit të Kurorës nuk do kishte ndodh. Është e vërtetë që unë do bëj gjithçka për të sjellë sa më shumë investitorë apo projektues dhe ndërkohë për këtë, unë nuk kam patur asnjë besim që kjo mund të ndodhte. të marrim tarifat, kompanitë ndërkombëtare i kanë tarifat të papërballueshme për publikun ton. Ne kemi vënë tarifë 29 euro. Unë mendoj se tarifa 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja, nuk është abuziv. Franca e ka 152 euro, tani si t'i thuash kompanisë franceze hajde investo në Shqipëri? Unë kam qenë skeptik që kjo do ndodhte, po duke qenë se ishte një proces i domosdoshëm dhe bindja e të tjerëve ishte që mund të bëhet, shumë mirë le të bëhet. Me gjasën që ka patur veprime korruptive, që unë as i mohoj as i pohoj, kjo është gjëja e duhur për t'u bërë duke pas parasysh impaktin në komunitete. Në aspektin investim, çmim, përfitim për të mirën publike, ne kemi bërë gjënë e duhur dhe që realisht është e kotë ta diskutojmë që është një çmim shumë i arsyeshëm për një Bashki si Tirana
Bushati: Pse nuk u bë me konkurrim që të vinin kompani me çmime më të arsyeshme?
Rama: Këto sesi bëhen me tender, menjë procedurë apo procedurë tjetër, nuk jam unë që i vendos. Puna si do bëhet është e gjithë asaj skuadre. Unë them dua të bëjmë një Shqipëri pa plehra. E thoni ju që është bërë pa garë. Është bërë me një formulë të bazuar në ligj.
Lajmi kryesor: