Kryeministri Edi Rama tha sot nga Shkodra se me grumbullimet PD po bën infektime masive. Rama po ashtu tha se e kanë pyesin pse nuk ndërhyn policia, ndërkohë që shtoi se policia nuk mund të futet në luftë me një me një tufë të papërgjegjshmit.
‘Ça tu thuash këtyre, për fat të mirë ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këto vazhdojnë si në 90 me makina me bori duke u mbledhur edhe dukë puthur në buzë COVID ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme, infektim masiv. Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh. Llogaria që kanë bërë ato që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet. Nuk kanë kufij të njerëzores, janë bosh nuk duan që t’ja dinë fare. Unë i kuptoj shumë mirë kur thonë njerëzit shteti duhet të veprojë, policia duhet të ndërhyjë. I kuptoj shumë mirë. Policia ka të drejtë, sepse ka të drejtë kur thonë nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq. Policia s’mund të futet në luftë me të papërgjegjshmit. Kanë dalë rrugëve e duan të marrin drejtimin e shtetit. Të verbërit, i mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina e bën aty një dasëm spontane, i mungon vetëm dajreja mbi makinë. Ka dalë kërkon nuse, dhe e kanë nxjerrë në fakt, e kanë nxjerrë, nusja është Shqipëria. Për plaçkë. Sië ka ndodhur Shqipëria. Luli është vetëm Gjinua i asaj përrallës. Se shkuesit e vërtetë janë Iliri, Saliu e Monika.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Policia s'reagon për takimet e Bashës se mund të bëjnë më keq! Sot shkuan te qendra e vaksinimit në Malësi të Madhe, të përzinin të moshuarit
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44