Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamenti, Elisa Spiropali patën një debat në sallën e Kuvendit lidhur me propozimin e PS-së për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm që do luftojë korrupsionin.
Lulzim Basha: Krijohet aty kur do të varrosësh një ide të mirë, apo kur do mos të bësh asgjë. Prej më shumë se një muaji janë depozituar amendamnetet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht, pse refuzoni ta sillni për diskutim. Çfarë iu shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës. Pse bëni sikur se shihni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve. Korrupsioni më i madh në Shqipëri është korrupsioni zgjedhor.
Elisa Spiropali: Parafolësi përmendni këtu komisioni që do votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do prodhojë një plan kombëtar dhe për mirë qeverisje dhe sundimin e ligjit. Keni paqartësi historike dhe kronike zoti Basha sepse nuk ju përputhje ajo që thoni dhe bëni. Ju thoni me fjalë se mbështesni reformën në drejtësi, dhe kur ishit në krye të asaj partisë braktisët zgjedhjet dhe kuvendin për të mos votuar ligjet e reformës. Ju thoni vetting politikanësh por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi. Së fundmi vettingu në politik po bëhet nga SPAK. SPAK heton politikanët, e kemi lënë të lirë dhe i kemi çliruar duart. Për të hequr dhe imunitetet kur duhet. Siç po ndodh sot dhe atëherë kur ishit pak më i ri.
Basha: Të doli për zot Elisa kur tha s’duam t’i fusim në rend dite amendamentet e PD. Për këtë është njësoj si shefi i saj të shpikë histori dhe të shkojë te pellazgët e ilirët për të na treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin. SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij. Përsëris thirrjen edhe njëherë, sepse s’doni të merrni sipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër amendamenteve për SPAK. Ne duam një komitet koti që mos ti kthejmë përgjigje shqiptarëve se përse s’duam të votojmë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK dhe vettingun e politikanëve. Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vetingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.
Lajmi kryesor: